#zgjidhje ANKETA: Cilat janë zgjidhjet për sfidat me të cilat përballen qytetarët e Kosovës?
ANKETA: Cilat janë zgjidhjet për sfidat me të cilat përballen qytetarët e Kosovës?
Iniciativa #zgjidhje ju fton të merrni pjesë në anketën Cilat janë zgjidhjet për sfidat me të cilat përballen qytetarët e Kosovës? Të gjeturat nga anketa do të analizohen dhe publikohen me qëllim të nxitjes së debatit në të cilat përçohet zëri i qytetarëve lidhur me sfidat dhe zgjidhjet e mundshme nga subjektet politike garuese në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Të dhënat e këtij pyetësori janë anonim dhe do të përdoren vetëm për qëllimin e nismës #zgjidhj dhe në asnjë mënyrë këto të dhëna nuk do të ndahen me palë të tjera apo të shfrytëzohen për ndonjë qëllim tjeter.
Plotësimi i anketës merr më së shumti 5 minuta kohë. Klikoni në këtë link për të shkuar te pyetësori: https://forms.gle/FczVEULn4S7iZkDF7#zgjidhje është iniciativë e përbashkët e Aureola; Balkan Green Foundation; Debate Center - Qendra e Debatit; Global Shapers Community, Prishtina; iCHAT; Iniciativa e Pavarur e të Verbërve të Kosovës; Iniciativa Qytetare Skënderaj; Institute for Development Policy; IZHPS; Kosovo Advocacy Group; Lëvizja FOL; Mundësia, Mitrovicë; OJQ "Gruaja Hyjnore", Gjilan; OJQ “VISION 02”, Istog; OJQ Gjeomjedisi; OJQ Nderi, Deçan; OJQ Ndërto të Ardhmen, Prishtinë; Partners Kosova; Qendra e Gruas “ATO”, Vushtrri; Roma in Action, Gjakovë; The Balkan Forum.