Iniciativa #zgjidhje ju fton të ndiqni debatin "Nga 3 #zgjidhje për mungesën e ujit, luftimin e varfërisë dhe të diskriminimit në Kosovë", që do të mbahet nesër, 5 shkurt, nga ora 15:00-16:30, dhe transmetohet drejtpërdrejtë në TV Festina dhe rrjete shoqërore. Pjesëmarrës në debat do të jenë anëtar të #zgjidhje dhe përfaqësues të OJQ-ve, njohës dhe ekspert të dëshmuar në Kosovë.
#zgjidhje është iniciativë e përbashkët vullnetare e organizatave joqeveritare në Kosovë e cila synon që interesat e qytetarëve të jenë në qendër të debatit dhe programeve politike e qeverisëse të subjekteve politike garuese në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Për të përmbushur këtë synim, #zgjidhje do t’ju sjell së shpejti hulumtime, analiza dhe debate të ndërmarra në mënyrë të paanshme, të pavarur dhe profesionale.
#zgjidhje është iniciativë e përbashkët e Aureola; Balkan Green Foundation; Debate Center - Qendra e Debatit; Global Shapers Community, Prishtina; iCHAT; Iniciativa e Pavarur e të Verbërve të Kosovës; Iniciativa Qytetare Skënderaj; Institute for Development Policy; IZHPS; Kosovo Advocacy Group; Lëvizja FOL; Mundësia, Mitrovicë; OJQ "Gruaja Hyjnore", Gjilan; OJQ “VISION 02”, Istog; OJQ Gjeomjedisi; OJQ Nderi, Deçan; OJQ Ndërto të Ardhmen, Prishtinë; Partners Kosova; Qendra e Gruas “ATO”, Vushtrri; Roma in Action, Gjakovë; The Balkan Forum.