Deklaratë e përbashkët e pjesëtarëve të shoqërisë civile të Kosovës dhe Serbisë

Promovimi i bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile në Kosovë dhe Serbi

Deklaratë e përbashkët e pjesëtarëve të shoqërisë civile të Kosovës dhe Serbisë

10 dhjetor 2021

Duke qenë dëshmitar se marrëdhëniet Kosovë-Serbi nuk po përmirësohen përkundër procesit të vazhdueshëm të dialogut, shprehim shqetësimin tonë të thellë për përkeqësimin e situatës në terren dhe ndikimit në jetën e përditshme të qytetarëve. Ekziston nevoja për të siguruar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut të grupeve jo-shumicë në Serbi dhe Kosovë.

Të shqetësuar se dialogu po përdoret për të zhvendosur vëmendjen nga çështje të rëndësishme si dobësimi i sundimit të ligjit, korrupsionit dhe sfidave që ndërlidhen me të drejtat e njeriut.

Duke marrë parasysh se dallimet kontekstuale në lidhje me nivelet e demokracisë, sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushtetit, të cilat ndikojnë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës:

U bëjmë thirrje qeverive të Serbisë dhe Kosovës që të:

  • vazhdojnë dialogun në mënyrë thelbësore dhe të qëndrueshme;
  • zbatojnë menjëherë marrëveshjet e arritura;
  • përmbahen nga retorika nxitëse ndaj komuniteteve pakicë dhe narracioneve populiste në lidhje me marrëdhëniet reciproke dhe historinë;
  • zotohen për transparencë dhe të sigurojnë pjesëmarrje qytetare;
  • marrin masa të menjëhershme për zhvillimin e proceseve të brendshme për integrim;
  • respektojnë të drejtat e komuniteteve pakicë; dhe,
  • ndërmarrin veprime që çojnë drejt ndërtimit të marrëdhënieve dhe besimit në mes të komuniteteve.

I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të:

  • mbështesin dialogun dhe marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve që nuk dëmtojnë demokracinë në Kosovë dhe Serbi;
  • pëqëndrohen në zgjidhje thelbësore në vend të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të rastit ndërmjet palëve në dialog;
  • mbështesin shoqërinë civile në kuptimin më të gjerë (OShC, akademinë, institucionet kulturore, mediat, sindikatat, etj.);
  • angazhohen për normalizimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme ndërmjet dy palëve;
  • nxisin një debat më të gjerë ndër-shoqëror dhe brenda-shoqëror mbi zgjidhjet dhe prioritetet e mundshme në dialog.

 Ne zotohemi të vazhdojmë:

  • nxitjen e një debati thelbësor dhe të vazhdueshëm ndërmjet shoqërisë civile në Serbi dhe Kosovë;
  • shkëmbimin në kohën e duhur të informatave rreth çështjeve, kontekstit dhe zhvillimeve në të dyja shoqëritë;
  • reagime të përbashkëta për çështje që përkeqësojnë situatën në terren dhe kanë ndikim të dëmshëm në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve;
  • përqëndrimin tonë në sfidat e vazhdueshme të cilat nuk kanë gjetur zgjidhe apo janë margjinalizuar për shkak të çështjeve ose incidenteve aktuale;
  • krijimin e një hapësire për udhëheqje proaktive të shoqërisë civile në krijimin e marrëdhënieve më të mira dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut, dhe jetës së përditshme të qytetarëve;
  • t’i marrim parasysh dallimet ndërmjet proceseve në Serbi dhe Kosovë dhe reagojmë në përputhje me ato procese duke kërkuar veprime në drejtimin e duhur;
  • përfshirjen e pjesëtarëve të tjerë të shoqërisë civile për një dialog të vazhdueshëm ndërmjet aktorëve të shoqërisë civile dhe mundësimin e përfshirjes së konsiderueshme për secilin dhe të gjithë.

Nënshkruesit:

  1. Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC) Mitrovicë e Veriut
  2. Advocacy Training and Resource Center (ATRC)
  3. Arjeta Maka, aktiviste e shoqërisë civile, Gjilan
  4. Assist Kosovo Center - ASSIST, Prishtinë
  5. Balkan Policy Research Group (BPRG)
  6. Belgrade Centre for Security Policy
  7. Belgrade Fund for Political Excellence (BFPE)
  8. Blloqet e Ndertimit Per Sukses (B.E.N)
  9. Centar za regionalizam, Novi Sad
  10. Center for Advocacy and Democratic Development (CADD)
  11. Center for Peace and Tolerance (CPT)
  12. Civic Initiatives, Beograd
  13. Council for Human Rights - Bujanoc
  14. Crno-beli svet, Mitrovicë e Veriut
  15. Democracy Plus (D+)
  16. Drita Dibrani, aktiviste e shoqërisë civile
  17. European Fund for Balkan
  18. Forum for Development and Multiethnic Collaboration (FDMC)
  19. HANDIKOS, Kosovë
  20. Iniciativa e Pavarur e të Verbërve, Kosovë
  21. Institute for Development Policy (INDEP)
  22. Institute for Territorial Economic Development (InTER)
  23. Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime (iCHAT)
  24. Instituti Demokratik i Kosovës/Kosova Democratic Institute (KDI)
  25. Instituti i Kosovës për Drejtësi/Kosovo Law Institute (IKD/KLI)
  26. Instituti për Zhvillim dhe Integrim (IZHI)
  27. Jelena Lončar, akademike, Universiteti i Beogradit
  28. Lawyers' Committee for Human Rights (YUCOM)
  29. Leadership and Development (LAD)
  30. Mitrovica Women Association for Human Rights (MWAHR)
  31. New Social Initiative, Mitrovicë
  32. NGO Advocacy for Society Development (AFSD)
  33. NGO Aktiv
  34. NVO "PLEJADA" Prizren
  35. NVO Communication for the development of society (CSD), Graçanicë
  36. OJQ "Drugëza"
  37. OJQ "Gruaja Hyjnore", Gjilan
  38. OJQ "VISION 02" Istog
  39. OJQ Aureola
  40. OJQ Qendra e Gruas "ATO" Vushtrri
  41. OJQ Roma in Action Gjakovë
  42. Open Society Foundation, Novi Sad-Beograd
  43. Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë/Kosovar Centre for Security Studies (QKSS)
  44. Rahim Salihi, aktivist, Bujanoc
  45. Shoqata e Psikologëve Malishevë
  46. The Balkan Forum
  47. Unioni i Punëtorëve Social të Kosovës
  48. Valon Arifi, aktivist i shoqërisë civile, Prishtinë
  49. Vjollca Krasniqi, akademike, Universiteti i Prishtinës
  50. Voice of Roma, Ashkali and Egyptians (VoRAE)
  51. Xhejrane Lokaj, aktiviste e shoqërisë civile
  52. Youth Initiative for Human Rights (YIHR) Beograd
  53. Youth Initiative for Human Rights (YIHR) Kosovë

Më poshtë mund të gjeni deklaratën në versionin pdf