Kjo video na tregon se mundësitë për sukses ekzistojnë. Institucionet, organizatat joqeveritare, donatoret, Qendrat e Aftësimit Profesional, të gjithë bashkë veprojnë pothuaj për të njejtin synim: rritjen e punësimit, mbështetjen e bizneseve dhe të ndërmarrjeve të reja (start-up) në Kosovë. Andaj të gjitha këto duhet të shihen si mundësi të shumta për zhvillim personal, për punësim, nisje dhe zhvillim të biznesit.
Ardita Kastrati nga Eko Mjalta në Dobërdol të Pejës është përfituese e grantit në kuadër të projektit “Fuqizimi dhe punësimi i të rinjve, grave, dhe grupeve tjera në nevojë në pesë komuna të Republikës së Kosovës: Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik” që zbatohet nga organizatat Syri i Viziont, The Ballkan Forum në partneritet me Komunën e Istogut, mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian.
Ardita filloi me pak dhe ia doli. Shpresojmë që edhe gratë tjera të motivohen nga suksesi i Arditës dhe ta ndjekin ëndrren e tyre.
Ndiqeni tregimin e Arditës.