5 korrik 2021
Ne, organizatat dhe individët e nënshkruar nga Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian (BE) u kërkojmë qeverive të gjashtë vendeve të Ballkani Perëndimor dhe udhëheqësve të Shteteve Anëtare të BE të veprojnë me shpejtësi në heqjen e regjimeve të vizave dhe krijimin e lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor që udhëtojnë brenda rajonit dhe në të gjithë zonën Shengen.
Pengesat ekzistuese për lirinë e lëvizjes brenda rajonit dhe në të gjithë zonën Shengen po i pamundësojnë lidhjet familjare, dëmtojnë bizneset, frenojnë shkëmbimet studentore dhe akademike, dhe po e pamundësojnë bashkëpunimin dhe zhvillimin rajonal.
Lëvizja e qytetarëve të vendeve të Ballkani Perëndimor brenda rajonit vazhdon të jetë sfiduese për shkak të kufizimeve/mosnjohjes së pasaportave, si në rastin e udhëtimit midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe midis Bosnje-Hercegovinës dhe Kosovës. Qeveritë duhet të kuptojnë që rrugët, tunelet dhe hekurudhat nuk do t'i shërbejnë plotësisht vendeve të Ballkani Perëndimor, përveç nëse dispozitat lehtësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve brenda rajonit.
Poashtu, mundësitë për qytetarët e vendeve të Ballkani Perëndimor janë shumë më të kufizuara kur bëhet fjalë për të kontribuar dhe përfituar nga projekte rajonale, por edhe nga programe më të mëdha të BE-së — të tillë si Programi Erasmus+ — të cilat janë provuar të jenë të dobishme për studentët, studiuesit dhe sipërmarrësit e rinj, duke ofruar përvoja që ndryshojnë jetën për qytetarët e BE-së. Kur mundësi të tilla ekzistojnë, ato priren të jenë të mundshme vetëm për njerëzit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasaporta e të cilëve u lejon atyre të udhëtojnë më lehtë, pa kaluar procedura të gjata dhe të kushtueshme për të marrë një vizë Shengen.
Kufizimet/mosnjohja e pasaportave dhe regjimet e vizave brenda rajonit janë pengesa serioze që duhet të zgjidhen urgjentisht. Takimi i ardhshëm i Ballkanit Perëndimor në Berlin është një mundësi e jashtëzakonshme për heqjen e regjimit të vizave dhe për të mundësuar lirinë e lëvizjes në rajon.
Eksplorimi i potencialit të kapitalit njerëzor brenda Procesit të Berlinit ka qenë jetik, i cili mundësoi përfshirjen e të rinjve dhe shoqërisë civile si nxitës të ndryshimeve shoqërore dhe që shihet si një investim në lëvizjen e njerëzve. Mbështetjes nga BE për vendet e Ballkani Perëndimor shpesh i ka munguar ky aspekt shoqëror, i cili mund të ketë një ndikim kuptimplotë dhe të qëndrueshëm mbi qytetarët dhe shoqëritë.
Liberalizimi i vizave nga e cila përfitojnë pesë vendet e Ballkanit Perëndimor që nga viti 2009 ishte nxitja më e madhe për zhvillimin ekonomik të rajonit. Pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave për Ballkanin Perëndimor, tregtia e rajonit me BE u rrit pothuajse dy herë e gjysmë.
Sidoqoftë, qytetarët e Kosovës mbeten të vetmit në rajon të cilëve u duhet vizë për të udhëtuar në zonën Shengen. Përkundër faktit se në vitin 2018, Komisioni Evropian konfirmoi se Kosova kishte përmbushur të gjitha standardet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave dhe votimit nga Parlamenti Evropian në favor të propozimit të Komisionit, propozimi është ende në pritje në Këshillin Evropian.
BE duhet të marrë një rol të përgjegjshëm dhe të ruajë besueshmërinë e saj në rajon duke përmbushur premtimet e dhëna qytetarëve të Kosovës dhe duke i dhënë liberalizimin e vizave Kosovës këtë vit. Duke dhënë liberalizimin e vizave për të gjithë qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor, BE do të përmbushë premtimin e saj dhe vlerën e saj thelbësore - lirinë e lëvizjes.
Nënshkruesit sipas radhitjes alfabetike
1. Afrim Maliqi, drejtor i HANDIKOS - Shoqata e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës
2. Agim Qehaja, Human Care, Kosovë
3. Albana Hoti, TROJA - Together Realizing Our Ambitions, Kosovë
4. Albana Veseli, Anëtare e Bordit, Western Balkans Alumni Association, Kosovë
5. Albulena Nrecaj, Drejtoreshë Ekzekutive, Iniciativa për Progres (INPO), Kosovë
6. Anida Šabanović, Drejtoreshë Ekzekutive, Foreign Policy Initiative BH, Bosnjë dhe Hercegovinë
7. Anto Janković, President, Center for Economic Prosperity and Freedom – CEPS, Mali i Zi
8. Antonio Mihajlov, Këshilltar i Lartë, Subversive Front, Maqedoni e Veriut
9. Arben Hajrullahu, Drejtor Ekzekutiv, Qendra për Kurajo Politike, Kosovë
10. Arianit Jashari, Access, Kosovë
11. Arjeta Maka, aktiviste e shoqërisë civile, Kosovë
12. Astrit Istrefi, Drejtor Ekzekutiv, The Balkan Forum
13. Aulonë Memeti, Drejtoreshë Ekzekutive, Admovere, Kosovë
14. Avdyl Gashi, Drejtor, Global Shapers Community Prishtina, Kosovë
15. Avni Dervishi, Kryetar i Sektorit Global, Fuqia e Diasporës, Suedi
16. Azra Berbić, Koordinatore e Programit, Post-Conflict Research Center, Bosnjë dhe Hercegovinë
17. Bajram Ilazi, Drejtor Ekzekutiv, Bashkimi Rinor E Ardhmja E Ndritur, Kosovë
18. Bashkim Ibishi, Drejtor, Advancing Together, Kosovë
19. Besjana Krasniqi, Omnes, Kosovë
20. Besmir Kokollari, Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime "iCHAT", Kosovë
21. Branko Ćulibrk, Drejtor Ekzekutiv, Centar za mlade "KVART", Bosnjë dhe Hercegovinë
22. Burim Ejupi, Drejtor Ekzekutiv, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Kosovë
23. Cristoph Lüttmann, Drejtor Menaxhues i CSSP Berlin Center for Integrative Mediation, Gjermani
24. Damir Radeković, President, Youth Center Vermont, Bosnjë dhe Hercegovinë
25. Diellorita Abazi, Drejtoreshë Ekzekutive, Advocacy for Society Development-(AFSD), Kosovë
26. Dina Bajramspahić, aktiviste e shoqërisë civile, Mali i Zi
27. Dragana Dardić, Drejtoreshë Ekzekutive, Helsinki Citizens' Assembly Banja Luka, Bosnjë dhe Hercegovinë
28. Drita Shabani, MSc. studime profesionale për administratë publike, Ing. e Arkitekturës, Kosovë
29. Egzona Bokshi, aktiviste e shoqërisë civile, Kosovë
30. Emina Bošnjak, Drejtoreshë Ekzekutive, Sarajevo Open Center, Bosnjë dhe Hercegovinë
31. Emina Kuhinja, Hulumtuese, Foreign Policy Initiative BH, Bosnjë dhe Hercegovinë
32. Emrah Cermjani, Drejtor Ekzekutiv, OJQ Roma in Action, Kosovë
33. Erblin Hoxha, Drejtor Ekzekutiv, Debate Center, Kosovë
34. Erhard Busek, Kryesues, Institute for the Danube Region and Central Europe, Austri
35. Fikrije Ferizi, Drejtoreshë Ekzekutive, OJQ Qendra e Gruas “ATO”, Kosovë
36. Florian Bieber, Profesor, Southeast European History and Politics, University of Graz, Austri
37. Françeska Muço, Drejtoreshë Ekzekutive, Young Professionals Network, Përfaqësuese e të rinjëve nga Shqipëria në Bordin Drejtues të RYCO, Shqipëri
38. Frank Morawietz, Drejtor Menaxhues, Crossborder Factory, Gjermani
39. Gani Rashiti, Drejtor Ekzekutiv, Center for Advocacy and Democracy Development (CADD), Serbi
40. Genc Broqi, Menaxher i Programeve, Roma Versitas, Kosovë
41. Goran Svilanović, Diplomat, Serbi
42. Hannes Swoboda, President, International Institute for Peace, Austri
43. Igballe Hajdari, Drejtoreshë Ekzekutive, OJQ "Gruaja Hyjnore", Kosovë
44. Jadranka Milicevic, Drejtoreshë Ekzekutive, CURE Foundation, Bosnjë dhe Hercegovinë
45. Jonida Mersinllari, Anëtare e Bordit, Western Balkans Alumni Association, Shqipëri
46. Klaudjo Kavaja, Anëtar i Bordit, Western Balkans Alumni Association, Shqipëri
47. Leila Bičakčić, Drejtoreshë Ekzekutive, Center for Investigative Reporting, Bosnjë dhe Hercegovinë
48. Lejla Kusturica, Drejtoreshë Ekzekutive, Atelier for Community Transformation – ACT, Bosnjë dhe Hercegovinë
49. Marigona Shabiu, Drejtoreshë Ekzekutive, Youth Initiative for Human Rights (YiHR), Kosovë
50. Mario Mažić, Partner Themelues, Europe & Southeast Consultancy, Kroaci
51. Mary Drosopulos, Asistente Hulumtimi Post-doktoratë; Themeluese dhe Presidente, Eurobalkan Youth Forum, Greqi
52. Marjola Memaj, Youth Activist & Trainee at the European Parliament, Shqipëri
53. Mentor Boja, Zyrtar për çështje sociale, Union of Kosova, Kosovë
54. Miloš Perović, Drejtor Ekzekutiv, ALFA Centar, Mali i Zi
55. Miralem Tursinović, Drejtor, Youth Resource Center, Bosnjë dhe Hercegovinë
56. Mite Kuzevski, Foundation for debate and education IDEA Southeast Europe, Maqedoni e Veriut
57. Naim Rashiti, Drejtor Ekzekutiv, Grupi për Ballkan/Balkans Policy Research Group, Kosovë
58. Randall Puljek-Shank, PhD, Bosnian-American Friendship Association, Bosnjë dhe Hercegovinë
59. Regjë Mulaj, Drejtor Ekzekutiv, OJQ “VISION 02”, Kosovë
60. Remzije Duli, Kryeshefe Ekzekutive, Building Blocks For Success, Kosovë
61. Sabahudin Mujkić, Anëtar i Bordit, Western Balkans Alumni Association, Bosnjë dhe Hercegovinë
62. Samir Agić, Drejtor Ekzekutiv, Center for Education and Socialising (COD Jajce), Bosnjë dhe Hercegovinë
63. Sebastian Schäffer, Drejtor Menaxhues, Institute for the Danube Region and Central Europe, Austri
64. Senada Šelo Šabić, Institute for Development and International Relations, Kroaci
65. Shukrije Gashi, Drejtoreshë Ekzekutive, Partners-Kosova Center for Conflict Management
66. Silvia Nadjivan, Shkencëtar Politik dhe Autor, Austri
77. Stephanie Fenkart, Drejtoreshë, International Institute for Peace, Austri
68. Ulrike Lunacek, nënpresidente e European Citizens Forum dhe ish nënpresidente e Parlamentit Evropian dhe Raportuese për Kosovën, Austri
69. Valon Arifi, aktivist për të drejtat e njeriut, Serbi
70. Vebi Mujku, Drejtor Ekzekutiv, Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale, Kosovë
71. Vedran Džihić, Hulumtues i Lartë, Austrian Institute for International Affairs, Austri
72. Vehbi Goxhuli, Drejtor Ekzekutiv, OJQ Gjeomjedisi, Kosovë
73. Veton Mujaj, Drejtor Ekzekutiv, OJQ "Syri i Vizonit" NGO, Kosovë
74. Visar Azemi, Drejtor Ekzekutiv, Balkan Green Foundation, Kosovë
75. Visar Haxhifazliu, Drejtor Ekzekutiv, THY NGO, Kosovë
76. Visar Hoti, CEO, TV TEMA, Kosovë
77. Visare Berisha Shabani, Drejtoreshë Ekzekutive, Assist Kosovo Center – Assist, Kosovë
78. Xhabir Deralla, President, Center for Freedom - CIVIL, Maqedoni e Veriut
Me poshte eshte vegza/linku: