Varfëria dhe diskriminimi në Kosovë: Propozime për #zgjidhje

Iniciativa #zgjidhje mbajti debatin e parë që u transmetua drejtpërdrejtë në TV Festina si dhe në rrjete shoqërore.

Tema e debatit: Nga 3 zgjidhje për: 1) mungesën e ujit të pijshëm, 2) luftimin e varfërisë (përfshi atë të skajshme), 3) luftimin e diskriminimit ndaj grave, të rinjve, personave me aftësi të kufizuara, komuniteteve, dhe grupeve tjera shoqërore.

Pjesëmarrës në debat ishin:

  • Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, Prishtinë.
  • Fikrije Ferizi nga Qendra e Gruas “ATO“ në Vushtrri.
  • Gentiana Zeqiri nga Iniciativa Qytetare në Skënderaj.
  • Halil Kurmehaj nga Iniciativa e Pavarur e të Verbërve të Kosovës me seli në Prishtinë.
  • Emrah Cermjani nga Roma in Action me seli në Gjakovë.
  • Erblin Hoxha, nga Qendra e Debatit me seli në Prishtinë.

Nga diskutimet të bazuara edhe në hulumtime dhe statistika, dolën këto propozime:

LUFTA KUNDËR VARFËRISË DHE DISKRIMINIMIT - Propozime për zgjidhje të mundshme:

  1. Paga minimale në Kosovë duhet të rritet në mënyrë që të siguroj minimumin ekzistencial për familjen.
  2. Duhet të paguhet praktika në përgjithësi, e në veçanti për gratë.
  3. Të garantohet pushimi i lehonisë të paktën 6 mujore, dhe të ketë kontrata të paktën 3 vjeçare, sidomos për gratë.
  4. Të sigurohet qëndrim gjithë ditorë, çerdhe në fshatra, mundësi punësimi dhe praktike.
  5. Të rregullohet me legjislacion profesioni dado, dhe përkujdesja, si dhe shërbimi nga individ për pastrimin/mirëmbajtjen e shtëpive private dhe zyreve. Të rregullohet pagesa e kontributeve pensionale dhe regjistrimi i tyre si të punësuara.
  6. Te ndërmerren veprime që ofrojnë incentiva të ndryshme për burrat dhe gratë, që të shohin përfitime nga puna e të dy gjinive.
  7. Të krijohet një sistem i sigurimeve në mënyrë që gratë (dhe nënat e divorcuara) të mos diskriminohen në marrjen e pushimeve. Kjo do ta ndihmonte edhe sektorin privat në punësimin e grave, personave me aftësi të kufizuara, dhe të grupeve të ndryshme shoqërore.
  8. Të ketë këshillimore nëpër qendrat e ndryshme për punë sociale.
  9. Të zbatohen (dhe monitorohet zbatimi) ligjet për shërbyes civil (10% për komunitete jo-shumicë, dhe çdo i 50-ti punëtor për personat me aftësi të kufizuara) dhe kundër diskriminimit, dhe të zbatohen masat afirmative.
  10. Të bëhet rishikimi/ndryshimi i kurrikulës shkollore (të hiqet gjuha e urrejtjes).
  11. Të sigurohet strehimi për komunitetet Romë, Ashkali, Egjiptian, dhe të fuqizohet monitorimi i mediave pasi që ka pas raste kur mediat kanë publikuar informacion fyes ndaj këtyre komuniteteve.

Gjeni më poshtë pdf me përmbledhje 2 faqëshe e cila ofron detaje për problemet, statistikat/të dhënat dhe rekomandimet: