Turizmi dhe zhvillimi i infrastrukturës

Rajoni i Ballkanit njihet gjerësisht për bregëdetin e saj mbresëlënëse, trashëgiminë gastronomike, traditat kulturore dhe produktet bujqësore që tërheqin qindra mijëra vizitorë çdo vit. Fuqia ekonomike e turizmit mund të zgjerohet përmes iniciativave rajonale të turizmit që e festojnë trashëgiminë kulturore dhe diversitetin Ballkanik si dhe e forcojnë infrastrukturën e rajonit duke i ndërlidhur shtetet individuale. Iniciativa të tilla do të siguronin kthime financiare për komunitetet rurale dhe urbane në tërë rajonin dhe do të përforconin lidhjet ndërmjet njerëzve.

Për të përfituar nga këto mundësi, rajoni ka nevojë për edukim më të mirë publik lidhur me përfitimet e mundshme të turizmit të përbashkët dhe iniciativat që janë ekologjikisht, ekonomikisht dhe kulturisht të qëndrueshme. Përmirësimi i infrastrukturës rajonale gjithashtu do të krijojë kushte për një turizëm rajonal të përmirësuar, duke përfshirë linjat hekurudhore për të lehtësuar lëvizjen e turistëve, iniciativat rajonale për edukim dhe trajnime si dhe migrim më të lehtë ndërkufitar për punëkërkuesit.

The Balkan Forum synon të bëhet një katalizator për bashkëpunim më të ngushtë rajonal rreth turizmit dhe zhvillimit të infrastrukturës që do të ndihmojë në krijimin e një vizioni për zhvillimin e turizmit rajonal dhe promovimin e një trashëgimie të përbashkët kulturore gjatë festimit të diversitetit të rajonit.

Qasjet rajonale të edukimit

Arsimi është një gurthemel i zhvillimit ekonomik të rajonit dhe integrimi i tij në komunitetet evropiane dhe globale. Bashkëpunimi i ngushtë në nismat praktike të edukimit mund të sjellin përfitimet që e përmirësojnë jetën dhe perspektivën e të gjithë qytetarëve.

Për deri sa ekziston një numër përpjekjesh të vazhdueshme për të adresuar nevojat për fushën e arsimit në rajon, sfida të tilla specifike mbeten vështirësitë në njohjen e diplomave të shteteve të ndryshme, nivelet e ulëta të bashkëpunimit midis universiteteve në rajon dhe mungesa e kurrikulave që përgatisin studentët për punët më konkurruese të sotme. Migrimi arsimor i cili rezulton drejtë Evropës Perëndimore është duke e privuar rajonin me burime të vlefshme njerëzore.

The Balkan Forum synon të ndihmojë ndërtimin e një komuniteti modern arsimor Ballkanik, i themeluar mbi sfondin e pasur historik dhe kulturor, i cili përfundimisht do të bëhet pjesë integrale e komunitetit arsimor evropian.

Kapitali njerëzor & tregjet e punës

Kapitali njerëzor është një faktor i rëndësishëm i rritjes ekonomike dhe zhvillimit dhe një burim i avantazheve konkurruese. Shtetet Ballkanike do të përfitonin nga përmirësimi i konkurrencës në tregun e punës dhe rritjen e investimeve në arsim, shkencë dhe teknologji që çojnë drejtë kapitalit të aftë njerëzor.

Ndërsa ka përpjekje të vazhdueshme për të nxitur tregtinë rajonale dhe për të nxitur zhvillimin e sektorit privat, një segment i madh i popullsisë mbetet i papunë, duke e kufizuar zhvillimin ekonomik, duke e rritur pabarazinë dhe duke i dobësuar komunitetet. Sfidat që duhet të trajtohen përfshin koordinimin e dobët midis politikave të arsimit dhe tregut të punës; pabarazitë midis kërkesës dhe ofertës së punës, të lidhura me mospërputhjet e aftësive; sisteme joadekuate për parashikimin e trendeve të tregut të punës dhe kërkesave të aftësive; pengesat politike, burokratike dhe institucionale për sipërmarrje, inovacionin dhe formimin e një kompanie të re; hulumtim dhe zhvillim i pamjaftueshëm; dhe ndër të tjera pengesa për lëvizjen e lirë të punës. Me lehtësimin e shfaqjës së tregut rajonal të punës do të kërkojë një vëmendje të veçantë në harmonizimin e sistemeve të arsimit dhe trajnimit në të gjithë rajonin dhe në përmirësimin e kapaciteteve hulumtuese të rajonit.

Duke u ndërtuar në kompetencat e rajonit, The Balkan Forum kërkon të mobilizojë bashkëpunimin më të ngushtë rajonal për të promovuar zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe për të përmirësuar funksionimin e tregut rajonal. Me veprimin e tillë, forumi ndihmon në ndërtimin e konsensusit mbi përfitimet e një tregu rajonal më fleksibël që mund të konkurrojë në një ekonomi globale të ndërlidhur. Praktikat e zhvillimit sugjerojnëm, që hapat e ndërmarrë për të nxitur kapitalin njerëzor, të lidhura me lëvizjen e shtuar të punës dhe politikat sociale gjithëpërfshirëse, mund të nxisin konkurrencën e përgjithshme, mund të lehtësojnë varfërinë dhe mund të forcojnë qeverisjen në të gjitha nivelet.

Zhvillimi Ekonomik, Energjia dhe Mjedisi

Falë vendndodhjes së saj gjeografike, resurseve të pasura natyrore, klimës së përzier mesdhetare dhe kontinentale, dhe fuqisë së kapitalit të saj njerëzor, Ballkani është në një pozitë shumë të favorshme me avantazhe të konsiderueshme krahasuese mjedisore. Me vullnetin e mjaftueshëm politik, kapacitetin intelektual, udhëheqjen e shoqërisë civile dhe vendosmërinë për të mësuar nga e kaluara, vendet e rajonit mund të ndërtojnë një ekonomi të ripërtëritshme të energjisë dhe të bëhet një model për kontinentin.

Sfidat ekonomike me të cilat ballafaqohën shtetet e Ballkanit sot paraqesin një mundësi për reforma që jo vetëm që mund ta vendosin rajonin në rrugën e duhur zhvillimore, por edhe të rigjallërojnë demokracitë e saj të reja. Njerëzit në rajon po kërkojnë zhvillim që ofron punësim, garanton një jetë dinjitoze dhe nxit përdorimin e drejtë dhe të mençur të burimeve natyrore.

Rajoni nuk po fillon nga pike nisja kur flitet për bashkëpunim rreth një ekonomie të përbashkët të gjelbër dhe The Balkan Forum do të punojë për të lehtësuar shfaqjen dhe zbatimin e ideve të reja premtuese dhe për të ndihmuar në mobilizimin e burimeve dhe investimeve që avancojnë bashkëpunimin. Traktati i Komunitetit i Energjisë i nënshkruar në Athinë në vitin 2005 është një pikënisje pasi që kjo e dëshmon se rajoni mund të mbështesin marrëveshjet që krijojnë tregje të integruara në bazë të interesave të përbashkëta dhe solidaritet. Po ashtu tregon se Ballkani mund të përgatitet jo vetëm për të marrë dhe përdorur në menyrë të mirëfillet asistencën evropiane, por gjithashtu të kontribuoj në mënyrë të konsiderueshme në stabilitetin, zhvillimin dhe pavarësinë e sektorit energjetik të BE-së.

Donatorët

The Balkan Forum is supported by RYCO. The content of this website is the sole responsibility of The Balkan Forum and does not necessarily present the views of RYCO