Iniciativa The Balkan Forum është lansuar në takimin e parë vjetor të Forumit Ballkanik i cili është mbajtur më 7-9 shkurt 2013 në Selanik të Greqisë. Forumi mblodhi akterë dhe liderë të ndryshëm nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, IRJ e Maqedonisë, Greqia, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Më shumë se 50 pjesëmarrës nga shoqëria civile, sektori privat, akademia dhe qeveria punuan së bashku për të krijuar ide dhe strategji inovative për themelimin e bashkëpunimit rajonal dhe për të katalizuar zhvillimin ekonomik, duke nxjerrë në pahpërparësitë rajonale dhe përparësitë krahasuese.
Forumi u hap nga Yannis Boutaris, Kryetar i Selanikut; George Papandreou, ish kryeministër i Greqisë; David Burger, Zëvendës Drejtor, Zyra e Çështjeve të Evropës Qendrore, Departamenti Amerikan i Shtetit; dhe Haki Abazi, Drejtor i Programit, Rockefeller Brothers Fund. Forumi inaugurues Ballkanik për bashkëpunimin rajonal shënoi një fillim të rëndësishëm, duke rezultuar në rekomandime konkrete, duke përfshirë edhe krijimin e një organizate joqeveritare të Forumit Ballkanik. Organizata The Balkan Forum shërben si sekretariat i rrjetit të forumit Ballkanik, që zbaton rekomandimet e rrjetit dhe që organizon takimet vjetore.