Ekipi ynë
dhe biografi...

ASTRIT ISTREFI
Drejtor Ekzekutiv

astrit@thebalkanforum.org

+383 49 427 222

+383 38 728 927


Zt. Istrefi ka më shumë se 20 vite përvojë pune në sektorin e shoqërisë civile duke u fokusuar në parandalimin e konflikteve, ndërtimin e paqes dhe çështje zhvillimi në kontekstin e vendeve të brishta dhe vendeve të afektuara nga konflikti, duke e udhëhequr zhvillimin strategjik dhe menaxhimin/mbikëqyrjen e programeve komplekse, buxheteve dhe ekipeve në Ballkanin Perëndimor, Kaukaz, Afganistan, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA. Këtu përfshihet puna me Care International, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Forumin për Iniciativa Qytetare (FIQ) në Prishtinë; Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) në Kabul dhe Uashington DC; dhe Saferworld në Londër.

Përvoja e tij e lartë menaxheriale në organizata vendore dhe ndërkombëtare përfshin menaxhimin strategjik dhe të operacioneve (dhe planifikimin strategjik kryesor dhe rishikim i procesit); Zhvillimin dhe përforcimin e politikave dhe sistemeve të burimeve njerëzore, financa, mbledhja e fondeve dhe qeverisja; ndërlidhja në mes të aktiviteteve dhe përvojave të nivelit lokal me politika dhe korrniza të niveleve kombëtare dhe ndërkombetare.

Këtu përfshihën çështjet si demokratizimi, zhvillimi i shoqërisë civile, zgjedhjet, zgjidhja e konflikteve, siguria e komunitetit, proceset gjithëpërfshirëse politike, siguria dhe armët e vogla, duke ndërlidhur lidhur paqen dhe sigurinë në nivel komuniteti me politikat dhe kornizat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Astriti është anëtar i Bordit i disa OJQ-ve që nga viti 2000.


GAZMEND BERLAJOLLI
Project Manager

gazmend@thebalkanforum.org

+383 44 141 999

+383 38 728 927



MARINA QUEINS


Mariana Kueins është studente e Politikës dhe Shoqërisë dhe e Gjuhës Angleze në Rheinische Friedrich-Wilhelms-Universität në Bon, Gjermani, duke ndjekur drejtim të dyfishtë  të nivelit B.A.. Gjithashtu, ajo punon si asistente në konsulencë duke u specializuar në fushën e teknologjisë së mjedisit dhe energjisë.

Marina në fillim studioi gjuhën gjermane dhe angleze në Universitetin e Kolnit paralel me arsimin e mesëm të saj, dhe plotësoi njohuritë e saj akademike me punën praktike në kompani të ndryshme dhe instituione shtetërore siç janë kompania Unicepta për Analizën e Mediave, WDR Radiodifuzion i Gjermanisë Perëndimore në Këln dhe Njësia e Inteligjencës Financiare e Zyrës Gjermane për Hetimet Doganore. Ajo gjithashtu ka kryer praktikat në, ndër të tjera, Akademinë Federale Gjermane për Politikat e Sigurisë dhe në degën Gjeopolitike të Bundeswehr-it gjerman.

Ajo është anëtare e Shoqatës së Traktatit të Atlantikut për të Rinj dhe Shoqatës Akademike për Studime të Sigurisë. Gjuha amëtare e Marinës është gjermanishtja, flet rrjedhshëm anglisht dhe mund të komunikojë në frëngjisht dhe turqisht në nivel fillestar.


SAMIR BEHARIĆ

samir@thebalkanforum.org



Donatorët

The Balkan Forum is supported by RYCO. The content of this website is the sole responsibility of The Balkan Forum and does not necessarily present the views of RYCO