Balkanica 4

Brandimi dhe promovimi i rajonit tonë si një destinacion turistik të përbashkët

Në maj të vitit 2018, ne lehtësuam një debat në Podgoricë duke u fokusuar në mundësitë dhe sfidat e bashkëpunimit rajonal në turizëm. Aleksandar Dedović, drejtori i qendrës ALFA dhe anëtari i bordit të Forumit Ballkanik moderatoi diskutimin me pjesëmarrësit nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova:

- Damir Davidović, Sekretari shtetëror, Ministria e Zhvillimit të Qendrueshëm dhe Turizmit, Mali i Zi;
- Ana Nives Radović, Agjencia turistike në Kotor;
- Sanja Golubović, Caffe Mali i Zi;
- Milo Radonjić, Centre Villenë Podgoricë;
- Vlado Srbinovski, OJQ Balkania, Maqedonia; dhe,
- Virtyt Gacaferri, Balkan Natural Adventure, Kosova.

Tema e debatit ishte: “Si mund t’i maksimizojmë përfitimet e sezonit turistik në Ballkanin Perëndimor”.

Pyetjet kryesore të bëra pjesëmarrësve të debatit:

Si mund të bëjmë më mirë:

- Lidhjen dhe promovimin e turizmin rajonal?

- Lidhjen dhe forcimin e lidhjeve midis prodhuesve lokalë dhe bizneseve bregdetare (hotelet, restorantet, dhe bizneset e tjera)?

- Promovimin e turizmit malor dhe bregdetar dhe atraksionet e tjera/qytetet historike?

- Mundësitë e investimeve gjatë kohës së sezonit turistik dhe jashtë sezonit?

- Lidhjet e transporteve, t’i forcojmë dhe të zgjidhim çdo barrijerë ekzistuese?

Pjesëmarrësit pëfunduan që:

- Fuqia ekonomike mund të zgjerohet nëpër iniciativave të turizmit rajonal të cilat festojnë trashëgiminë kulturore dhe diversitetin e Ballkanit përmes forcimit të infrastrukturës në rajon e

cila lidh vendet individuale.

- Iniciativa të tilla do të sigurojnë përfitime financiare në zonat rurale dhe urbane anembanë rajonit dhe do të forcojnë lidhjet midis njerëzve.

- Rajoni i Ballkanit është gjerësisht i njohur për brigjet impresive të tij, trashëgiminë gastronomike, traditat kulturore dhe prodhimet bujqësore të cilët tërheqin qindra mijëra vizitorë çdo vit.

- Rajoni duhet të shfrytëzojë këto mundësi për të arritur arsimin më të mirë publik për përfitime potenciale të turizmit të përbashkët dhe iniciativa të cilat janë të qëndrueshme ekologjikisht, ekonomikisht dhe kulturalisht.

- Përmirësimi i infrastrukturës rajonale krijon kushtet për turizmin rajonal më të mirë, duke përfshirë rrugët e transportit për lehtësimin e lëvizjes së turistëve, iniciativa rajonale për edukim dhe trajnim dhe lehtësimin e kalimit kufitar për ata që kërkojnë punë.

The Balkan Forum do të vazhdojë të organizojë ngjarje të tilla në të ardhmën, me qëllim që të inkurajojë një diskutim të hapur për një bashkëpunim të ngushtë në rajon në fushën e turizmit.

Video-debati ishte i ndjekur nga Radio Televizioni i Malit të Zi

Donatorët

The Balkan Forum is supported by RYCO. The content of this website is the sole responsibility of The Balkan Forum and does not necessarily present the views of RYCO