Balkanica 5

Mundësitë dhe sfidat për mobilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor

Në shtator të vitit 2018 The Balkan Forum lehtësoi një diskutim në Malin e Zi me njerëz të rinj e të zgjuar nga Sqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, të cilët shprehën qëndrimet e tyre për mundesitë dhe sfidat për mobilitetin (lëvizjen e lirë të njerëzve) në Ballkanin Perëndmor, dhe ndanë përvojat e tyre personale, perspektivat dhe bindjet për këtë çështje.

Ata flasin me pasion për vendet e tyre, qytetet që kanë shpitin e vet, njerëzit e mirë dhe mikpritjen, ushqimin dhe pijeve tradicionale, plazhet e bukura, liqenet, parqet dhe malet. Por, gjithashtu dhe për paragjykimet, qeverinë dhe politikën e keqe lidhur me mobilitet dhe njerëzit e rinj, dhe për mundësitë të kufizuara që i kanë për të vizituar vendet e tjera në rajon. Si edhe për nevojën për më shumë iniciativa dhe punë të përbashkët për të ndërtuar ura, për të thyer barriera, për të luftuar kundër politikës dhe retorikës ndarëse, dhe për të kërkuar heqjen e pengesave për të rinj/njerëz të lëvizin lirisht në rajon, pa viza, duke përfshirë për qytetarët e Kosovës të shkojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe anasjelltas.

Pjesëmarrësit:

 - Anđela Džaković, ALFA Centar, Mali i Zi

 - Irma Handabaka, nga Bosnja dhe Hercegovina, Fakulteti i Shkencave Politike

 - Isidora Martinenko, Lëvizja Europiane në Serbi

 - Nevena Dimovska, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti Shën Kliment Ohridski, Manastiri, Maqedonia
 - Trina Rugova, AAB College, Kosova

 - Urjolsa Elezi Bardhi, nga Shqipëria – Universiteti Ndërkombëtar i Strugës

Çështjet e diskutuara:

1. Pse është e rëndësishme të ketë mundësi për udhëtim dhe zbulim të rajonit të Ballkanit Perëndimor?

2. Çfarë të motivon të vizitosh një shtet në rajonin tonë?

3. Cilat janë pengesat për lëvizjen e lirë/mobilitetin për të cilat je i/e vetëdijshëm/me ose i ke përjetuar personalisht?

4. Çfarë mund të bëjmë për t’i zgjidhur/tejkaluar pengesat dhe për të krijuar më shumë mundësi për lëvizjen e lirë të njerëzve nëpër rajon?

Watch Balkanica 5 

Konkluzionet: 

- Ka shumë paragjykime ndaj shteteve të tjera, grupeve etnike në rajon.

- Duhet të krijojmë kontakte dhe të njihemi me njëri-tjetrin; të vizitojmë/zbulojmë shtetet e tjera në rajon; të fillojmë të mësojmë gjuhët në mënyrë që të komunikojmë dhe të kuptojmë më mirë me njëri-tjetrin.

- Shtetet në rajon kanë shumë për të ofruar sepse kanë një pasuri të madhe kulturore dhe natyrore duke përfshirë qytetet historike/kulturore, peizazhet e bukura (bregdetet, malet, fushat e thjeshta), ushqimin (enët tradicionale – unikate për vende të ndryshme), verën, rakinë, birrën, etj.

- Sa më sumë që udhëtojmë, aq më shumë do të mësojmë/kuptojmë dhe vlerësojmë diversitetin e pasur; krijojmë lidhje dhe miqësi; dhe do të kuptojmë që kemi më shumë gjëra të përbashkëta se sa ato që na ndajnë.

- Të rinjtë nuk duhet të pranojnë të jenë nën ndikimin negativ të politikës, të familjes ose të shokëve, por të krijojnë gjykimet e veta të bazuara në njohuri dhe përvojë të tyre.

- Duhet të krijojmë më shumë mundësi dhe të investojmë në shkëmbime/vizita studimore në shtetet e rajonit, midis të rinjve, institucioneve arsimore, shoqërisë civile.

- Duhet të avokojmë së bashku/me fuqi për heqjen e pengesave të mobilitetit kryesisht nga Bosnja dhe Hercegovina ndaj qytetarëve nga Kosova dhe masave reciproke nga Kosova.

Donatorët

The Balkan Forum is supported by RYCO. The content of this website is the sole responsibility of The Balkan Forum and does not necessarily present the views of RYCO