Balkanica 6

Tejkalimi i paragjykimeve dhe perceptimeve negative në Ballkanin Perëndimor

Në shtator të vitit 2018, The Balkan Forum lehtësoi një diskutim në Malin e Zi me njerëz të rinj, pjesëmarrës në Shkollën Verore REACT , nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia të cilët kanë shprehur mendimet e tyre për perceptimet dhe paragjykimet që ekzistojnë në Ballkanin Perëndimor, dhe kanë ndarë përvojat e tyre personale, perspektivat dhe qëndrimet për këtë çështje.

Kanë folur të vërtetën e tyre dhe ishin të pasionuar duke folur për vendet e tyre përkatëse, qytetet dhe kulturën. Një nga sfidat më të mëdha me të cilën rajoni ballafaqohet në kuptimin e perceptimit dominant për rajonin (brenda dhe jashtë), që formon perceptime të tilla, dhe çfarë janë paragjykime, të rinjtë kanë theksuar cilët janë kontribues kryesorë. Ata besojnë që këto janë politika dhe politikanët të këqij, retorika nacionaliste, propaganda, duke përfshirë dhe ndikimin e mediave, dhe idea për të mos ecur përpara nga e kaluara. Si pasojë, nevoja për ndryshim duhet të fillojë me gjeneratat e reja. Ekziston nevoja që të gjithë njerëzit të rinj dhe familjet e tyre, prindërit, të fillojnë t’i thyejnë barrierat, paragjykimet dhe urrejtjen, dhe t’i mësojnë fëmijët e tyre paqen dhe pranimin. Më tutje, ekziston nevoja për një gjeneratë të re të liderëve në politikë, si dhe për paraqitjen e mirë dhe pozitive të mediave të iniciativave pozitive që ndodhen në rajon.

Pjesëmarrësit:

- Afrim Berisha nga Kosova, Universiteti i Prishtinës

-  Bojana Rmandiq nga Mali i Zi, ALFA Centar

- Fjoralba Nita nga Shqipëria, Universiteti Ndërkombëtar i Strugës

- Ivana Vasiq nga Bosnja dhe Hercegovina, Qendra për marrëdhëniet ndërkombëtare

- Jovica Jankovikj nga Maqedonia, SUGS Georgi Dimitrov 

- Milica Jankoviq nga Serbia, Universiteti i Beogradit

Çështjet e diskutuara:

  1. Si mendoni që është perceptimi për rajon nga brenda? A është kryesisht pozitiv apo negativ, dhe pse mendoni që është kështu?
  2. Çfarë formon ose ndikon ndaj mendimit/perceptimit për rajonin?
  3. Çfarë mund të bëjmë ne t’i tejkalojmë paragjykimet dhe ta ndryshojmë imazhin e rajonit, brenda dhe jashtë?
  4. Cila mund të jetë një gjë e mirë me të cilën krenoheni kur bëhet fjalë për shtetin/rajonin tuaj?

Konkluzionet:

 - Ka shumë paragjykime ndaj rajonit të Ballkanit Perëndmor, që fillon me mungesën e bashkëpunimit midis vendeve. Kështu, kontribuesit kryesorë këtyre paragjykimeve janë: politika dhe politikanët të këqij, mediat, propaganda, familjet, nacionalizmi dhe kjo ide për të mos ecur përpara nga e kaluara.

- Mediat janë një nga problemet më të mëdha në krijimin/kontributin e perceptimit që ne si të rinj nga ky rajon kemi për shteteve fqinje.

- Edhe pse ka shumë paragjykime për vendet e Ballkanit Perëndimor, ka edhe gjëra të mira. Në përgjithësi, rajoni ka shumë për të ofruar pasi që është shumë i pasur me trashëgiminë kulturore dhe naryrore duke përfshirë qytetet historike/kulturore, mikëpritjen e jashtëzakonshme, peizazhet e bukuta, dhe ushqimin tradicional.

- Kemi nevojë për ndryshim në politikë dhe politikanë, rajoni ka nevojë për një gjeneratë të re të liderëve politikë që pranojnë të kaluarën dhe janë të gatshëm të ecin përpara. Që nuk bëjnë fushata për idetë populiste, shpërndajnë urrejtjen dhe nuk na bëjnë të varemi prej tyre për punë.

- Të rinjtë nuk duhet të pranojnë të jenë nën ndikimin negativ nga politika, mediat, gjeneratat e vjetra, familjet apo miqtë, por të krijojnë gjykimet e veta themeluara në njohuritë dhe përvojat e tyre.

- Ne duhet të krijojmë më shumë mundësi dhe të investojmë në shkëmbimet/udhëtimet dhe vizitat në vendet e rajonit, të jemi mendjehapur dhe kështu të gjithë mund të kemi përvojën e vet dhe të krijojmë gjykimet e veta.

Donatorët

The Balkan Forum is supported by RYCO. The content of this website is the sole responsibility of The Balkan Forum and does not necessarily present the views of RYCO