Avni Dervishi, Këshilltar për punët Ndërkombëtarë dhe Integrim në BE i cili jeton në Suedi, flet për rolin që diaspora ka në zhvillimin socio-ekonomik dhe politik e Ballkanit/rajonit të Evropës juglindore, dhe në ndërtimin e urave për bashkëpunim dhe partneritet midis komuniteteve të diasporës, shoqërive të rajonit, dhe midis vendeve të vendbanimeve të tyre dhe vendeve të origjinës.
Ai thotë që diaspora vjen vullnetarisht në vendet e tyre të origjinës të ofrojë ekspertizën e tyre, por që qeveritë duhet të jenë më proaktivë dhe t’i përkrahin, e jo të përdorin diasporën për të promovuar ose për të arritur agjendet e tyre politike, por ta përdorin diasporën si një resurs të rëndësishëm dhe dike që kontribuon në ekonomi, dhe zhvillimin social dhe politik.
Avni thotë që për shkak të konflikteve në të kaluarën, shumë njerëz ishin të detyruar të largojnë nga vendet e tyre; që rajoni është i lidhur mes veti dhe zhvillimi i një vendi ka ndikim në zhvillimin e vendeve të tjera; dhe që në diasporën ndikojnë ngjarjet e vendeve të tyre të origjinës.
Ai thekson që diaspora luan dhe duhet të luajë rolin në krijimin e urave midis shoqërive, dhe midis vendeve të tyre të vendbanimit dhe të origjinës. Ajo që Avni vazhdon të bëjë është hapja e dyerve në Suedi për qeveritë e rajonit, dhe partitë politike të ndryshme, dhe ai beson që kjo përmirëson kuptimin e njëri-tjetrit, shkëmbimin dhe bashkëpunimin.
Avni thekson që web-faqja e parlamentit të Suedisë në shqip, serbisht, kroatisht, boshnjakisht, turqisht dhe gjuhë të tjera, http://www.riksdagen.se/sv/sprak/other-languages/ është një shembull i mirë se si funksionon demokratia në Suedi.
Ai mendon që vendet e Ballkanit Perëndimor të cilat akoma nuk janë anëtarë të BE-së mund të mësojnë nga Kroacia dhe roli i rëndësishëm që diaspora kroate ka luajtur në procesin e integrimit/ hyrjes; dhe që duhet bërë më shumë të punohet me diasporën në promovimin e investimeve, bile edhe Serbia, Kosova, Kroacia, (dhe Ruamania) kanë bërë shumë lidhur me këtë çështje, por edhe që Moldavia mund të jetë një shembull i mirë se si punojnë ata me ekspertet e diasporës për të promovuar qasjen demokratike dhe ekonomike të qëndrueshme të bazuar në nevojat e Moldavisë.
Ai thekson që të rinjtë, grate dhe njerëzit me aftësi të kufizuara pretendojnë të mendojnë më shumë për kompromise, dhe janë më të hapur dhe të përkushtuar dhe për bashkëpunim rajonal; që diaspora e ndryshme ka qëllime të ndryshme dhe qasje të ndryshme ndaj zhvillimit dhe bashkëpunimit rajonal; që në brezin e parë të diasporës mund të ndikojë më shumë (dhe në idetë e tyre/percepcione që bazohen në) ajo që ka ndodhur në rajon si rezultat të konflikteve që kanë ndodhur më herët; që brezi i dytë dhe i tretë të diasporës, prej të cilëve disa as nuk flasin gjuhën amtare, mund të jetë më e hapur të mësojë për vendet nga rajoni, për shkëmbimin dhe bashkëpunimin.
Avni propozon të bëhet më shumë në çështjen e organizimit të mbledhjeve të përbashkëta, punimeve në projekte të përbashkëta, për të cilat ka fonde nga BE-ja, sepse iniciativa të tilla kontribuojnë stabilitetit, zhvillimit dhe bashkëpunimit rajonal.
Ai përfundon intervistën e tij me mesazhet: “Mendoni 200% përpara; bashkoni fuqitë tuaja të arrini më shumë suskes; punoni me të rinjtë, grate, dhe njerëzit me aftësi të kufizuara; na kontaktoni në diasporë sepse kemi dëshirë të ndihmojmë, jemi gati të bashkëpunojmë. Na shfrytëzoni!”
Watch the short version of the interview with Avni Dervishi
Watch the FULL version of the interview with Avni Dervishi