Ekipi i 100 mentoreve, një ndërmarrje edukuese “Technology For Good”, është i pasionuar drejt zhvillimit të një produkti që fuqizon studentët të bëhen arkitektët e së ardhmes së tyre, duke zhvilluar mendimin e tyre kritik, orientimin ndërkombëtar dhe përulësinë intelektuale. 100 mentoret ka krijuar një aplikacion me qasje në rrjetë (web based App) që u mundëson të interesuarve të lidhen me mentorë nga e gjithë bota. Aktualisht duke lidhur të rinjtë nga 33 vende të ndryshme të botes, duke përfshi rreth 22,000 të rinj nga e gjithë bota dhe deri në 4,000 mentorë, ekspertë që mund t’u përgjigjen pyetjeve të tyre. 100 mentoret e bëjnë këtë duke vendosur pyetjen dhe mësimin e bazuar në hulumtim në qendër të misionit/aplikacionit të tyre. Ata i inkurajojnë qytetaret të bëjnë pyetje, qoftë për orientimin në karrierë, arsimimin dhe për njohuri të reja, ose per mësu se si mund të bëhen qytetarë aktivë në vendet e tyre. Ata i lidhin me mentorët që mund t’u japin përgjigje, njohuri dhe perspektiva të shumëfishta për tema shumë të rëndësishme, nga ndryshimi i klimës në arsim, te teknologjitë eksponenciale, shkrim-leximi mediatik, lajmet e rreme, media sociale, se si funksionon politika, se si konflikti dhe lufta ndikojnë në politikën globale? Kjo i tregon 100 mentorve se ekziston një shoqëri atje, posaçërisht e të rinjve që janë shumë të interesuar për këto tema. Temat dhe pyetjet bëhen nga komunitetet që përdorin aplikacionin ndërkohë që organizata 100 mentoret ndjehet e lumtur që po ndihmom në lehtësimin e këtyre diskutimeve.
Shikoni poshtë video materialin me Ioanën
100 mentoret kanë zhvilluar partneritete me shumë akterë të ndryshëm, për shembull me The Tipping Point në Greqi dhe Prince’s Trust, dhe thekson që bashkimi i fuqive me partnerët është një avantazh i madh për t’u specializuar, për të pasur një shtrirje më të gjerë gjeografike, dhe për të arritur qëllime të përbashkëta.
Puna e 100 mentoreve ndihmon në zhvillimin e aftësisë së të rinjve të vazhdojnë të jenë kureshtarë dhe të lidhen me botën. Ata filluan të punojnë me shkolla dhe janë zgjeruar në mjedise mësimore joformale, ku shohin më shumë komunitete, OJQ, dhe organizata që dëshirojnë të lidhen me mentorët ose të zgjerojnë horizontet e tyre. Ato mund të jenë shkolla private ose publike, komunitete të pazhvilluara dhe zona të largëta, dhe duke punuar për t’u dhënë mundësi këtyre njerëzve që mund të lidhen me njohuritë dhe modelet, në të cilat ata nuk do të kishin qasje përndryshe.
Shikoni Intervisten - Intervisten: bisedën e tërë me Ioanën
Për të mësuar më shumë për 100 mentoret dhe/ose të lidheni me Ioanën dhe kolegët e saj për të zbuluar potencialin për partneritet dhe bashkëpunim, ndiqeni këtë link https://www.100mentors.com