Community Energy River (CER) është një ndërmarrje e re (startup) i cili mbështet krijimin e komunitetit energjetik në Greqi (për të cilin në Greqi ekziston një ligj) në mënyrë që qytetarët lokalë të prodhojnë dhe konsumojnë energji të pastër. Qytetarët janë në qendër të punës dhe ndërhyrjeve të CER-it dhe besojnë në njohuri dhe me pjesëmarrje sigurojnë që njerëzit të përfitojnë sa më shumë si nga aspekti ekonomik, ashtu edhe ekologjik. Qëllimi i CER-it është të shohë qytetarët të luajnë një rol aktiv në tranzicion energjetik, një sistem energjetik i cili do të largohet nga i centralizuari tek ai i decentralizuar që CER beson do të ishte më i drejtë dhe më me dobi për njerëzit. Ata mbledhin njerëz nga sektorët e ndryshëm, duke përfshirë mësues, inxhinierë, konsulentë, shërbyes publik, të moshuar dhe të rinj dhe ata që janë të apasionuar pas teknologjisë së re, energjisë së pastër dhe duan një të ardhme më të mirë për vendin, të flasin për bashkëpunime dhe rëndësinë e energjisë së gjelbër.
Shikoni poshtë video materialin me Majën
CER-i po drejton një projekt të financuar nga fondi i gjelbër publik i cili përqendrohet në kooperativat energjetike, kursimin e energjisë dhe energjinë e gjelbër; ata kanë instaluar një park të vogël diellor që qytetarët të mësojnë se si prodhohet energjia e gjelbër; dhe ata po zhvillojnë rrjete dhe bashkëpunim të nevojshëm midis aktorëve të ndryshëm në këtë fushë.
Mësimi më i rëndësishëm i mësuar nga CER-i është që njerëzve u duhet motivim dhe mbështetje për të forcuar bashkëpunimin, dhe nëse funksionon në mënyrë të drejtë dhe të qëndrueshme, gjërat e mira do të ndodhin si rezultat. Ata punojnë me shkolla dhe hulumtojnë se si me masa të vogla energjetike mund të përmirësojnë situatën. Puna me nxënës është shumë e dobishme pasi që ata duan të marrin pjesë dhe dinë se si të përmirësojnë gjërat. Një rezultat i rëndësishëm i punës dhe avokimit të tyre është fillimi i kooperativës energjetike së parë qytetare në Athinë, në javën e fundit të tetorit 2019. Ata zhvillojnë një rrjet i shkollave dhe punojnë për t’i fuqizuar ato në një mënyrë më pjesëmarrëse për të ndërmarrë ndërhyrje të vogla energjetike.
Ata bashkëpunojnë me aktorë të ndryshëm në Greqi dhe në Ballkan, dhe këtë vit Maja mori pjesë në konkursin Filantropia për Idetë e Gjelbërta të organizuar nga Fondacioni i Gjelbër Ballkanik në Tiranë, Shqipëri, ku CER-i fitoi çmimin e parë. Kjo ishte një mundësi për CER-in të krijojë kontakte dhe të shkëmbejë përvoja dhe mësime me partnerë të rinj të mundshëm.
Shikoni poshtë Intervisten, bisedën e tërë me Majën
Në nëntor të vitit 2019, CER-i do të marrë pjesë në një konferrencë në Nju Jork për qëndrueshmërinë dhe CER-i do të kontribuojë bisedave për sektorin e energjisë në Ballkan, ku do të prodhohet Letra e Bardhë.
Për të mësuar më shumë për Energy Community River dhe/ose të lidheni me Majën dhe kolegët e saj për të zbuluar potencialin për partneritet dhe bashkëpunim, ndiqni këtë link https://communityenergyriver.com/