Lëvizja e Ushqimit të Qëndrueshëm është një startup social qe momentalisht drejtohet nga pesë persona të cilët u frymëzuan nga synimet e zhvillimit të qëndrueshëm, posaçërisht për konsumin dhe prodhimin etik. Lëvizja punon për të trajtuar mbeturinat ushqimore dhe për të promovuar qëndrueshmërinë në industrinë e mikpritjes Greke, posaçërisht për të promovuar gastronominë e qëndrueshme në hotele dhe restorante të nivelit të lartë. Ata krijuan një aplikacion Food Waste për momentin për tregun grek, dhe promovojnë inovacionin përmes arsimit si një zgjidhje themelore për trajtimin e këtyre çështjeve, duke përfshirë edhe trajnimin e kuzhinierëve dhe restoranteve për t’u bërë të qëndrueshëm. Ata bashkëpunojnë me aktorë kombëtarë dhe ndërkombëtarë siç janë Impact Hub në Athinë, Ambasada Franceze dhe Suedeze, Circula Hotspot të Polonisë dhe ThinkTtank të Gjermanisë, dhe Reload Greece në Londër.
Shikoni poshtë video materialin me Vee.
Ndryshimi i mënyrës së mendimit të njerëzve është kryesor për të lëvizur drejt qëndrueshmërisë. Arsimi, ndërgjegjësimi, ngjarjet sipërmarrëse dhe, më e rëndësishmja – vullneti i mirë, mund të ndihmojnë për ta arritur këtë.
Vee thotë: “Nuk është fjala vetëm për mbeturinat ushqimore, por edhe për qytete të qëndrueshme, dhe ne duhet t’i mbrojmë resursët tona qe kemi në vend dhe jashtë vendit. Menaxhimi i mbeturinave ushqimore nënkupton edhe luftimin e urisë e cila nuk duhet të ekzistojë”
Motoja e tyre është: “konsumimi i ushqimit – pa humbje – pa hedhje”.
Shikoni poshtë Intervisten – bisedën e plotë me Vee.
Për të mësuar më shumë për Lëvizjen e Ushqimit të Qëndrueshëm dhe/ose të lidheni me Vi dhe kolegët e saj për të zbuluar potencialin për partneritet dhe bashkëpunim, ndiqeni këtë link https://www.sustainablegastronomy.eu