Drita Llolla është Drejtorja Ekzekutive në OJQ iACT dhe Seanema Film Festival, gjatë intervistës ajo theksoi rëndësinë e ngritjes së nivelit të vetëdijës midis njerëzve dhe posaçërisht midis të rinjve për çështjen e mjedisit. Mjeti kryesor që organizata përdor për ngritjen e vetëdijës është përmes “kinema-aktivizmit”. Llolla thotë që përmes shfaqjes së filmave dokumentarë në një hapësirë të hapur, të cilët kanë për qëllim edukimin e njerëzve për çështjen e ndryshimeve klimatike dhe mjedisit, është më mirë të ngitet niveli i vetëdijës për këtë çështje. Pak kohë më parë, iACT ka treguar dy dokumentarë: “Before the Flood” me Leonardo DiCaprio-në dhe “An Inconvenient Sequel: Truth to Power” me Al Gore-në. Shfaqja e këtyre dy dokumentarëve ka mbledhur më shumë se 500 njerëz.
Prandaj, Llolla thotë që sjellja për këtë çështje duhet të ndryshohet dhe duhet të jemi të shqetësuar për të ardhmën dhe të ndërmarrim veprimet sepse kjo çështje ndikon në të njëjtën mënyrë në të gjithë botën.