Si mund t’i maksimizojmë përfitimet e sezonit turistik në Ballkanin Perëndimor

Më 25 maj 2018, në Center Ville, Podgoricë

Forumi Ballkanik ka mbajtur një video-debat me temën e turizmit. Në debat ishin të pranishëm mysafirë të çmuar nga Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova, përfaqësues të institucioneve qeveritare dhe joqeveritare që punojnë në fushën e turizmit. Pjesëmarrësit në debat ishin: Damir Davidoviq – Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit, Mali i Zi; Ana Nives Radoviq – Drejtore e agjencisë turistike në Kotor; Aleksandar Dedoviq – Anëtar i Bordit Ekspert të Forumit Ballkanik; Sanja Goluboviq – Kryeredaktore e revistës Caffe Montenegro në Podgoricë; Milo Radonjiq – PR Marketing Menaxher në Centre Ville në Podgoricë; Vlado Srbinovski – Drejtori i Balkania-së në Shkup, Maqedoni dhe Virtyt Gacaferri – Themelues i Balkan Natural Adventure në Prishtinë, Kosovë.

Tema e debatit ishte: “Si mund t’i maksimizojmë përfitimet e sezonit turistik në Ballkanin Perëndimor”. Disa pyetje të bëra në debat:  si mund të promovojmë më mire turizmin rajonal, cilat janë përfitimet e turizmit në rajonin tonë, si të rrisim investimet jashtë sezonit turistik dhe si mund t’i forcojmë më mirë lidhjet e transportit dhe si t’i tejkalojmë sfidat.

Forumi Ballkanik do të vazhojë të organizojë ngjarje të tilla në të ardhmën për të nxitur një diskutim të hapur për një bashkëpunim më të ngushtë në rajon në fushën e turizmit.

Video-debati ishte i ndjekur nga Radio Televesion Crna Gora

Donatorët

The Balkan Forum is supported by RYCO. The content of this website is the sole responsibility of The Balkan Forum and does not necessarily present the views of RYCO