Isidora Sekulić Šoć është redaktore në Radio Televisionin e Malit të Zi. Ajo beson që një bashkëpunim të mirë dhe një lidhje e mirëmbajtur midis vendeve të rajonit do të na çojë në një të ardhme të ndritshme dhe më të begatë.
Znj. Sekulić Šoć beson se thelbi i një bashkëpunimi të mirë midis vendeve të rajonit është në biseda të mira, lidhje, dhe pranim të vlerave të përbashkëta që të gjithë i ndajmë.Kështu që, njerëzit e rajonit duhet të jenë të afërt dhe të lidhur me njëri-tjetrin për të kontribuar në bashkëpunimin për të mirën e të gjitha kombeve tona.
Përveç kësaj, Znj. Sekulić Šoć thotë që rajoni kalon nëpër një proces hisorik duke u përpjekur të bëhet anëtari i BE-së. Kështu, të gjithë duhet të përpiqemi për bashkëpunimin dhe jetën në harmoni posaçërisht për brezet e ardhshme. Çdo vend duhet të bëjë pjesën e saj të plotësimit së kushteve, dhe të gjithë duhet të mendojnë për një proces që do të na çojë të gjithë bashkë në një familjen e madhe të BE-së.
Më në fund, njerëzit nga ky rajon, të gjithë ndajmë vlerat e bërbashkëta, dhe prandaj duhet të ndajmë me njëri-tjetrin dhe të bashkëpunojmë. Për shembull, Mali i Zi ka përparuar në procesin e integrimit në BE. Kosova mund të mësojë nga kjo përvojë dhe të përdorë Malin e Zi si një burim të inspirimit dhe bashkëpunimit për të arritur suksesin e njëjtë. Prandaj, besoj që bashkëpunim si ky shembull mund të çojë rajonin në një të ardhme më stabile dhe më të begatë që të gjithë e dëshirojmë.
Watch interview with Isidora Sekulić Šoć