Njerëzit nga Kosova të japin një pjesë e zemrës së tyre
Dy studentë nga Universiteti i Napolit “L’orientale”, Maria Teresa Conte dhe Luigi Di Meglio folën për The Balkan Forum për përvojat e tyre në Kosovë. Të dy, Luigi dhe Maria studiojnë gjuhën shqipe në Napoli, kështu që mundësia për të vizituar vendin dhe mundësia për të përjetuar gjuhën dhe kulturën nga afër kanë ndikuar në perceptimin e tyre për Kosovën.
Në këtë intervistë, Maria flet për vizitën e saj të parë në Kosovë në 2015 dhe që ajo vazhdon të vijë prapë, dhe ndihet mirë sepse njerëzit janë miqësorë dhe ajo mund të praktikojë gjuhën shqipe me ta. Ajo thotë që në Itali, për shkak të së kaluarës, jo shumë njerëz të rinj shohin këtë [Ballkan Perëndimor] rajon si një destinacion për të vizituar. Maria thotë që është e rëndësishme që të rinjtë nga vendet e tjera dinë për bukurinë dhe mikpritjen e Kosovës, ushqimin, kulturën, prodhimet tradicionale, jetën nate, baret, dhe për muzikën. Për shembull, ajo thotë që ajo gjithmonë tregon fotot dhe videot e vizitave të saj në Kosovë shokëve të saj në Itali, për shkak të të cilave shokët e saj i kanë thënë: “Herën tjetër shkojmë me ty”.
Për Luigin kjo është hera e parë, vizita e parë në Kosovë. Ai ka përshtypje të mira për këtë vend. Ai është i befasuar sa miqësorë janë njerëz dhe gjithmonë të hapur për biseda, shkëmbimin e ideave dhe, edhe pse shqipja e tij nuk është aq e mirë, njerëzit do t’iu drejtoheshin në anglisht vetëm që të ndihet i mirëpritur. Përveç kësaj, Luigi thekson që i pëlqen mënyra e përgatitjes së kafes në Kosovë, por gjithashtu kenaqet duke pirë birrën lokale.
Luigi shpreson për vizita të tjera në Kosovë kështu që mund të bëhet më i rrjedhshëm në shqip dhe të jetë në mundësi të japë një intervistë autentike.
Interview with Maria and Luigi