Mënyra e gjelbër dhe inovative e rritjes së këpurdhave

Fisnik Kuqi është themelues i fermës së këpurdhave e quajtur Rrënjët tona – biznesi i gjelbër dhe inovativ. Fisnik gjithmonë ishte i pasionuar për natyrën dhe këpurdhat, kështu që kërkoi mënyrat se si t’i rritë ato në një mënyrë miqësor me mjedisin.

Kur mësoi që këpurdhat mund të rriten prej mbetjes së kafes, interesi i tij u rrit më shumë dhe sot ka një fermë të këpurdhave që janë rritur nga kafja. Fisnik më pare mësoi për këtë mundësi në internet, më vonë, vendosi të shkojë në Holandë për të kryer një trajnim se si t’i rritë këpurdhat. Që nga ky trajnim, Fisnik dhe familja e tij kushtuan gjithë kohën e tyre këtij biznesi të ri inovativ dhe të gjelbër. Biznesi filloi në dhjetor të vitit 2016 dhe mund të prodhojnë rreth 30 kg e këpurdhave në javë, sasia mund të jetë dhe më e madhe nëse ka më shumë kërkesa. Mbetja e kafes për prodhimin e këpurdhave merret nga çdo kafene në Gjakovë, ku kompania është themeluar.

Edhe pse biznesi filloi me familje, Fisnik ka në plan që në pesë vite të ardhshme punësojë më shumë punëtorë dhe ta zgjerojë biznesin në tërë Kosovën. Ai thotë që me krijimin e një rrjeti të prodhuesve do të jemi në mundësi të bëjmë diça më e madhe për vendin tone.

Donatorët

The Balkan Forum is supported by RYCO. The content of this website is the sole responsibility of The Balkan Forum and does not necessarily present the views of RYCO