Bashkëpunimi është “win-win” për të gjithë, kështu që le ta tejkalojmë të kaluarën dhe flasim për gjërat që na bashkojnë


Robert Pszczel punon si Zyrtar i Lartë për Rusinë dhe Ballkanin Perëndimor në Departamentin e Diplomacisë Publike në NATO. Në këtë intervistë. Z. Pszczel u fokusua më shumë në rëndësinë e bashkëpunimit midis vendeve nga rajoni si mënyra e vetme për përparim.

Z.Pszczel theksoi që historia e Ballkanit është e komplikuar, por, nëse ekziston ndonjë mësim që duhet ta mësojmë e themeluar në përvojën personale, njerëzit duhet të kishin mësuar deri tani që konflikti është e kaluara, e jo e ardhmja. Duke respektuar standarde të caktuara nëse ato janë NATO ose BE, në fund të ditës janë pozitivë për vendet e rajonit: sundimi i ligjit, luftimi kundër korrupsionit, forcimi i institucioneve, rezistenca, etj.

Gjithashtu, ai tha që kemi nevojë për tregime të mira nga rajoni, dhe tregimet mund të vijnë vetëm nëse njerëzit janë të bindur që me bashkëpunim, me punim në projektet konkrete të përbashkëta, dhe që si rajon mund të jemi më tërheqës për investitorë. Bashkëpunimi politik domethënë të punojmë bashkë dhe të respektjmë njëri-tjetrin pavarësisht se çfarë ka ndodnur në të kaluarën. Edhe pse është e vështirë, politika duhet të shikojë përpara, ta tejkalojë të kaluarën, sepse bashkëpunimi është “win-win” për të gjithë.

Z. Pszczel thekson që rajoni ka përparuar dhe ka bërë përparim të madh, por kjo nuk do të ndalet nesër dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë kështu, sepse kjo është e vetmja rrugë për një të ardhme më të sigurt, të qëndrueshme dhe të begatë të Ballkanit.

Donatorët

The Balkan Forum is supported by RYCO. The content of this website is the sole responsibility of The Balkan Forum and does not necessarily present the views of RYCO