Më 15 dhjetor të vitit 2017, Forumi Ballkanik në bashkëpunim me profesorin Tomi Treska nga Shqipëria, filloi takimin rajonal për arsim në tryezën e rrumbullakët të mbajtur në Tiranë me emër “Sfidat për sistemin arsimor dhe mundësitë për bashkëpunim rajonal”.
Gjetjet dhe rekomandimet e profesorit Treska kanë hapur diskutimet me deputetët, Ministrinë e Ekonomisë, mediat, ekspertët, profesorët, drejtorët e shkollave dhe donatorët nga Shqipëria. Pjesëmarrësit në këtë ngjarje shprehën interesim dhe përkushtim për të nxitur bashkëpunimin rajonal dhe partneritetin në arsim.
Ata dhanë shumë shembuj të iniciativave, ideve dhe rekomandimeve që mund të kontribuojnë në përparimin e agjendës rajonale të përbashkët për arsim, duke përfshirë zhvillimin e një formati rajonal të raportimit, krijimin e standardeve të arsimit rajonal dhe sistemeve të besueshme për vlerësimin e përparimit, krijimin e policave dhe mekanizmave që promovojnë dhe garantojnë cilësinë e arsimit.