Më 14 dhjetor të vitit 2017, Forumi Ballkanik në bashkëpunim me Balkania nga Shkupi, Maqedonia, filloi takimin rajonal për turizëm në tryezën e rrumbullakët të mbajtur në Shkup me emër “Përparimi i bashkëpunimit rajonal në turizëm”.
Balkania prezantoi gjetje dhe rekomandime që stimuluan diskutimin me pjesëmarrës që përfaqësojnë Ministrinë e Turizmit, Ministrinë e Ekonomisë, sektorin privat/biznes, shoqërinë civile, stafin akademik, studentët, dhe mediat nga Maqedonia.
Diskutimi, idetë dhe rekomandimet në këtë tryezë të rrumbullakët treguan një konfirmim multisektorial për nevojën e bashkëpunimit rajonal të integruar dhe për nevojën e njohjes konsensuale të mundësive dhe përfitimeve që mund të dalin prej tij. Shumica e pjesëmarrësve shprehën mbështetje për iniciativat që synojnë të përmirësojnë më tej hulumtimet rajonale, dialogun dhe bashkëpunimin në turizëm.