Slobodan Ranković: “Imazhi që na është treguar për situatën në Kosovë nuk është e vërtetë”

Gjatë javës nga 15-21 gusht 2018, Slobodan Ranković, student nga Beogradi, Serbia, si pjesë e projektit REACT ka vizituar Kosovën për herë të parë. Gjatë vizitës ai u njoh me organizatat, institucionet dhe vizitoi një numër vendesh kulturore dhe historike anembanë vendit.

Slobodan filloi vizitën e tij në Kosovë me një takim në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ku ishte i mikpritur nga zëvendësministrat Burbuqe Bakja-Deva dhe Boban Stanković. Në këtë takim diskutimi u

fokusua në mundësitë për bashkëpunim midis institucioneve rajonale, posaçërisht me qëllim të avancimit të të rinjve.

Në një takim tjetër, Slobodan u takua me përfaqësuesit e Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në Prishtinë, ku ishte i informuar për programet që YIHR ka në Kosovë dhe për bashkëpunimin e

tyre me zyrët e tjera në rajon. Gjatë takimit me Zyrën Rajonale e Bashkëpunimit për të Rinjtë (RYCO) në Kosovë, Slobodan kishte mundësi të flasë me Krenare Gashi për projektet e RYCO-s në Kosovë, se si ai si një lider i ri mund të përfitojë nga programet e tilla më qëllim për të forcuar bashkëpunimin rajonal midis të rinjve. Kur vizitoi zyrat e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë, Slobodan u takua me përfaqësuesit e tyre dhe ishte i informuar për proceset politike dhe legjislative të Kosovës. Më në fund, vizita e Slobodanit u përfundua me vizitën e të dy organizatave inovative që veprojnë në Kosovë në gjashtë viteve të fundit. Së pari ai vizitoi Qendrën për Inovacion të Kosovës (ICK), ku ishte i informuar se si punojnë organizata, për mundësitë digjitale që ajo ofron për të rinjtë në Kosovë, dhe për idetë inovative dhe digjitale të biznesit. Më në fund, Slobodan përfundoi takimet e tij duke vizituar organizatën e re BONEVET. Në këtë vizitë, ishte i informuar për programet që organizata ofron për brezet e reja për të zhvilluar mënyren e re të mendimit në fushën e teknologjisë.

Gjithashtu, Slobodan kishte mundësi të vizitojë një numër të qyteteve kyçe kulturo-historike anembanë vendit. Zbulimi i tij nuk ishte i fokusuar vetëm në kryeqytet, ky ishte vetëm një pjesë e udhëtimit,

Slobodan kishte mundësi të vizitojë një numër të qyteteve të tjera siç janë: Gjakova, Graçanica, Prizreni, Prevalla, Rugova, Peja, Mitrovica, Shtërpca dhe Ferizaji; dhe Kuvendin e Kosovës, memorialin

“Heroinat”; “Newborn”; Manastirin e Graçanicës; Hamamin i Gazi Mehmed Pashës, Manastirin e Deçanit, Bazaarin e vjetër, Municipium Ulpiana-Justiniana Secunda, Kalanë e Prizrenit, kishën e Shën Spasit, dhe Çarshinë e Jupave.

Donatorët

The Balkan Forum is supported by RYCO. The content of this website is the sole responsibility of The Balkan Forum and does not necessarily present the views of RYCO