Ekipi dhe Bordi i Forumit Ballkanik i uron Konstantinës dhe i dëshiron vazhdimin e suksesit!

2017-09-19 

Pjesa në vijim marrë nga EMES - International Research Network , jep depërtim në:

Konstantina, PhD studente nga Universiteti i Vjenës për Ekonomi dhe Biznes, shpjegon që punimi është plotësim në tezën e saj të masterit të cilën e ka shkruar duke studiuar në Studimet e Evropës Juglindore në Universitetin e Athinës

Ajo shpjegon motive të saj për zgjedhjen shumë të pazakontë të shteteve: “Duke pasur parasysh faktin që kërkova gjithashtu ndikimin e akterëve ndërkombëtarë, u fokusova në statusin/lidhjen e çdo shteti me BE-në: një anëtar i vjetër (Greqia), një anëtar i ri (Kroacia) dhe një vend kandidat (Serbia). Interesi në rajon është gjithashtu sepse rajoni është “midis” Austrisë dhe Greqisë, dhe ka një të kaluar të ndërlidhur shumë interesante, të tashmën dhe të ardhmën, siç më meson pjesëmarrja ime në Forumin Ballkanik çdo ditë”.

Konkretisht, përveç analizës dhe krahasimit të kornizave ligjore dhe institucionale në Kroaci, Greqi dhe Serbi, punimi i saj fokusohet në atë se si akterët ndërkombëtarë, evropianë dhe nacionalë po formojnë zhvillimin e ndërmarrjeve sociale në këto vende. Punimi përpiqet të identifikojë fazat e zhvillimit, ngjashmëritë, dallimet dhe sfidat e këtij sektori të ri.

Më tej ajo shton disa vërejtje rreth veçantive dhe sfidave të këtij rajoni: "Kur flasim për zhvillimin e sektorit, shpesh tentojmë të marrim shembuj nga vendet dhe rajonet ku qasja në kapitalin financiar dhe njerëzor është e përparuar. Në rajon, mund të shihni se ky nuk është rasti dhe se kërkon bashkëpunim, vëmendje me përdorimin e resurseve dhe ndërgjegje se modelet e ndryshme janë të mundshme".

Siç thotë Konstantina "EMES Konferenca e hulumtimit ishte konferenca ime e parë akademike ndërkombëtare ku unë u paraqita, prandaj ishte kënaqesi ta marr çmimin. Si praktikues ne jemi midis  hapësirave si aktivizmi, politika, akademia dhe kuptojmë rëndësinë që krijojmë ura, kështu që të kuptuarit dhe njohuritë nga të gjitha ato të jenë të lidhura dhe të mbijetojnë ".

Donatorët

The Balkan Forum is supported by RYCO. The content of this website is the sole responsibility of The Balkan Forum and does not necessarily present the views of RYCO