Edin Koljenović është Zyrtari lokal i Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) në Podgoricë, Mali i Zi. Në këtë intervistë, Z. Koljenović flet për rëndësinë e themelimit të RYCO-së si një platformë të qëndrueshme e cila mbështet të rinjtë në rajon. Përmes kësaj platforme, të rinjtë kanë mundësi të shikojnë jashtë të kaluarës dhe të krijojnë së bashku marrëdhënie të shëndosha për një të ardhme më stabile dhe më të begatë për të gjithë.
Z. Koljenović thotë se programet si RYCO japin një mundësi të rinjve nga Ballkani të ndjejnë ndryshimin, përmes njohjes së të rinjve të tjerë nga shteteve fqinj dhe mësimit për vendet që ose nuk dëshiruan ose nuk kishin mundësi t’i vizitojnë më herët. Për shkak të programeve të tilla të shkëmbimit të rinjtë janë në mundësi të bazojnë mendimet e veta në përvojat e tyre personale, e jo në përvojat e pridërve të tyre, dhe kjo është ndryshimi i madh. Deri tani, të rinjtë nga rajoni ishin të fokusuar të vizitojnë vendet si Gjermania, Franca, megjithatë, tani nëse janë pjesë e programeve të shkëmbimit kanë mundësi të vizitojnë Tiranën ose Beogradin të cilat bëhen destinacione të tyre të dëshiruara.
Përveç kësaj, Z. Koljenović thekson që RYCO nuk duhet të jetë një organizatë donatore por ajo e cila NDRYSHON LOJËN në rajon. Kjo është një platformë e cila do të mbetet sepse solli një energji të re dhe impulset pozitive në rajon, duke punuar në çështjet që merren me të rinjtë.
Patjetër, ai përfundon që nuk ka alternativë tjetër për të ardhmën e rajonit përveç të punojmë së bashku. Rajoni i Ballkanit Perëndimor pa bashkëpunim thjeshtë nuk ka të ardhmën. Z. Koljenović thotë që ne duhet të punojmë bashkë, jetojmë bashkë, bashkëpunojmë, jemi të hapur, pranojmë dallimet tona dhe shikojmë atë si forcën e rajonit për të përparur. Sa më shpejtë e kuptojmë atë, do të mund të rritemi, të kemi një standard ekonomik dhe të kënaqemi me të vërtetë të jetojmë në Ballkan Perëndimor.
Watch the video interview with Edin Koljenovic