Tomislav Perušić, studenti i Universitetit të Beogradit, Serbi

“Ne ndryshojmë gjërat përmes vizitave midis Kosovës dhe Serbisë, dhe duke njohur më mirë njëri-tjetrin”

Tomislav Perušić është studenti nga Serbia, i cili studion gjuhën shqipe në Universitetin e Beogradit. Në këtë intervistë për The Balkan Forum, ai flet për vizitat e tij të shpeshta në Kosovë dhe pasionin e tij të mësimit të gjuhës shqipe, rëndësinë e jetesës me komunitete të tjera dhe pjesëmarrjen në iniciativa kulturore dhe iniciativa të tjera pozitive të organizuara në rajon.

Tomislav thekson që duhet të mendojmë jashtë kësaj që ka ndodhur në të kaluarën, për të mos kemi paragjykime ndaj njerizve të tjerë. Përveç kësaj, ai flet për barrierat në politikat arsimore në Kosovë dhe Serbi të cilat nuk i lejojnë të regjistrohet për master në Prishtinë vitin e ardhshëm, sepse Serbia nuk lëshon dokumenta për Kosovën.

Prandaj, sipas tij mënyra e vetme për të tejkaluar barriera të tilla dhe për të bërë ndryshime është të organizohen vizitat midis Kosovës dhe Serbisë, kështu që njerëzit do të udhëtojnë dhe njihen më mirë me njëri-tjetrin, dhe mësojnë për gjuhën e njëri-tjetrit, kulturën, muzikën, artin, etj.

Interview with Tomislav Perušić 

Donatorët

The Balkan Forum is supported by RYCO. The content of this website is the sole responsibility of The Balkan Forum and does not necessarily present the views of RYCO