Selmo Cikotić punon si këshilltar i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Përveç kësaj, ka shërbyer si Ministri i Mbrojtjes së vendit gjatë viteve (2004-2007). Në këtë intervistë, Z. Cikotić flet për rëndësinë e përdorimit të diversitetit tonë në rajon si një mjet për bashkëpunim për të ardhmën më të ndritshme të rajonit, sepse më në fund të gjithë ndajmë vlerat dhe të kaluarën të ngjashme.
Megjithatë, Z. Cikotić thekson rëndësinë e mediave si një mjet i fuqishëm të ndihmojë në ndryshimin e diskursit të portretit të rajonit ballkanik. Ai thotë që mediat në përgjithësi janë të fokusuar më shumë në shpërndarjen e aspekteve negative të rajonit sesa në ato pozitive. Ekzistojnë shumë iniciativa që janë ndërmarrë dhe që ishin të suksesshme, të cilave mediat nuk kushtojnë vëmendjen.
Përveç kësaj, Cikotić thekson që rajoni ballkanik duhet të ketë udhëheqje në çdo nivel që thjeshtë ndjek logjikën që inkluzioni është më i mirë se ekskluzioni; integrimi më i mirë se fragmentimi, bashkëpunimi më i mirë se konfrontimi. Errësira nuk fitohet me errësirë, urrejtja nuk fitohet me urrejtje. Prandaj, kemi nevojë për pak dritë dhe qëndrim pozitiv për të riformuar shpirtin e rajonit,për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin për një të ardhme më të mirë.
Z. Cikotić beson sinqërisht në kapacitetin e rajonit të punojë më mirë se sa deri tani në të gjitha fushat. Për shembull, në ekonomi, ai thotë që qeveritë tona duhet të kenë shkëmbimin e njëjtë në fushën e ekonomisë. Duhet të heqim barrierat që ekzistojnë tani për bashkëpunim. Por, e njëjta gjë vlen edhe për fusha të tjera të bashkëpunimit.
Z. Cikotić shpreson që me kohë mençuria do të mbizotërojë dhe që rajoni do të përvetësojë një qasje të shëndetshme për të siguruar një bashkëpunim pozitiv për një të ardhme më të mirë për të gjithë.