Organizuar nga Alfa Centar dhe Forumi Ballkanik liderët e rinj nga Mali i Zi, R. e Maqedonisë së Veriut, Rumania dhe Serbia biseduan për:
VLERAT THELBËSORE TË PËRBASHKËTA DHE SISTEMIN E VLERAVE ME TË CILAT ATA UDHËZOHEN
Liderët e rinj nga Ballkani vënë theksin në familjen dhe traditën, solidaritetin dhe ndjenjën e përkatësisë ndaj komunitetit të qytetarëve evropianë. Të udhëtosh/lëvizësh lirshëm në Bashkimin Evropian është një ndër faktorët kryesorë që shoqëritë tona të ndryshojnë mentalitetin dhe mënyrën e të menduarit. Ata gjithashtu flasin për vlerat midis brezit të ri dhe të moshuar në shoqëritë tona dhe theksojnë ngjashmëri dhe dallime, dhe tregojnë se brezi i ri është më liberal dhe i lëvizshëm, por ndoshta dhe jo aq shumë i shqetësuar për atë që ndodh në shoqëritë tona, dhe pjesëmarrja e tyre në zgjedhjet është e ulët, por në rritje. Për gjeneratat e vjetra thuhet se janë liberale gjithashtu dhe më optimiste, dhe se ata do të prisnin që institucionet të ofrojnë disa zgjidhje për problemet. Ndërsa brezi i ri mendon se si të gjejë zgjidhje individualisht, pra, më shumë një qasje individuale. Megjithatë, ndërtimi i besimit me prindërit dhe midis brezave të ndryshëm dhe puna e përbashkët janë thelbësorë që shoqëritë tona të arrijnë ndryshime.
Shikoni poshtë video materialin zyrtar nga 50 sekonda për VLERAT, dhe në fund të kësaj faqeje bisedën e tërë për VLERAT, MEDIAT DHE VULLNETARIZMIN.
PAVARËSIA E MEDIAVE, NDIKIMI, OBJEKTIVITETI
Në pyetje nëse mediat perceptohen si të pavarura ose nën ndikimin e brendshëm apo të huaj, pjesëmarrësit në këtë debat tregojnë se kjo dallon nga nje vend në tjetër. Në disa vende mediat janë të pavarura ose kryesisht të pavarura, dhe ne disa vende nuk janë aq të pavarura. E përbashkët për shumicën e vendeve është se partitë dhe qeveritë politike në pushtet (edhe pse varet nga partia në parti dhe nga qeveria në qeveri) përdorin ose përpiqen të perdorin TV/mediat kombëtare për propagandën e tyre dhe se mediat perceptohen të jenë ose pro ose kundër ndonjë partije të caktuar politike, si opozitë ose pro-qeveritare. Ata gjithashtu pajtohen që të gjitha mediat duhet të jenë të pavarura dhe që të rinjtë/njerëzit në përgjithësi duhet të luajnë një rol që të sigurojnë që të jetë ashtu.
Thuhet se mediat e pavarura (dhe gazetarët) varen nga financimi, të cilin ata nuk mund ta sigurojnë dhe as të përparojnë nga ato që përfitojnë nga lexuesit/shikuesit. Kështu që ata mbështeten te sponsorët që mund të jenë aktorë biznesi të lidhur me politikanë dhe parti politike që mund të kenë agjendën e vet. Për këtë arsye ata mund të vetë-censurohen dhe madje të marrin anën. Pjesëmarrësit tregojnë gjithashtu që disa prej tyre nuk janë media objektive, janë populiste dhe krijojnë përmbajtje që provokon dhe krijon tensione. Thuhet se për disa prej tyre nuk janë të interesuar për lajme të mira/pozitive. Por ekzistojnë mediat alternative, disa media të vogla, media të mira lokale të cilat vendosin histori të shkurtra të njerëzve të thjeshtë në hapësirën e tyre publike, megjithatë edhe ata varen nga financimi. Mediat e madhe, më të vendosura, të cilët mund të financohen nga qeveritë janë të mira në prodhimin e përmbajtjes në një mënyrë të thjeshtë që kuptohet më shumë nga njerëzit e zakonshëm, ndërsa mediat alternative ndonjëherë luftojnë për ta bërë këtë. Dhe, të gjithë pjesëmarrësit pajtohen se problemi më i madh janë lajmet e rreme dhe dezinformimi.
SHKRIM-LEXIMI MEDIATIK
Në pyetjen e shkrim-leximit mediatik, pjesëmarrësit besojnë se niveli i njohurive është i ulët në shoqëritë tona, dhe se ata duhet të mësojnë se si të hulumtojnë dhe identifikojnë lajmet e rreme dhe të krijojnë mendimin e vet, dhe jo gjithmonë të besojnë asaj që prodhohet nga mediat, madje as mediave që ata mendojnë se janë të mira. Arsimi dhe përvetësimi i të menduarit kritik midis të rinjve konsiderohet se është jashtëzakonisht i rëndësishëm, kështu që ata të mësojnë të vënë në dyshim atë që mediat ofrojnë, dhe të mos presin që e vërteta do t’u tregohet gjithmonë. Por që njerëzit duhet të solidarizohen më shumë me disa media të vogla, lokale, alternative, si nga ana financiare ashtu edhe duke ofruar përmbajtje dhe tregime. Pjesëmarrësit tregojnë se mënyra praktike dhe e lehtë për të identifikuar lajmet e rreme dhe dezinformimet, është të shikohen disa media (3-5, nëse është e mundur në gjuhë të ndryshme dhe nga vende të ndryshme), kështu që mund të krahasoni se çfarë thonë media të ndryshme për të njëjtën temë/çështje. Para se ta konsideroni informacionin si të sigurt, është mirë që gjithmonë të shikoni minimum 2-3 burime dhe ajo që ato thonë për të njëjtën gjë. Një hap tjetër praktik për të kontrolluar se sa i besueshëm mund të jetë një artikull/media është të shikoni nëse emri i autorit është përmendur në artikuj/lajme, dhe nëse në faqet e internetit të mediave mund të gjeni ndonjë adresë, detajet e kontaktit dhe kush e zotëron atë, pasi që shumica e mediave online ose web-portalet nuk i kanë këto informacione.
Shikoni poshtë video materialin zyrtar nga 54 sekonda për MEDIAT, dhe në fund të kësaj faqeje bisedën e tërë për VLERAT, MEDIAT DHE VULLNETARIZMIN
r (në një kuptim pozitiv). Për shembull, duke ndihmuar fëmijëve në disa komunitete të shkojnë në shkollë, dhe nëse ju nuk jeni atje, ata mund të mos shkojnë në shkollë. Ishte theksuar gjithashtu se të rinjtë dhe OJQ-të duhet të ndihmojnë më shumë të moshuarve që ndoshta nuk kanë anëtarë të familjes të cilët do të kujdesen për ta, dhe gjithashtu të mbrojnë kafshët.
Shikoni poshtë video materialin zyrtar nga 28 sekonda për VULLNETARIZMIN dhe në fund të kësaj faqeje bisedën e tërë për VLERAT, MEDIAT DHE VULLNETARIZMIN
Shikoni poshtë bisedën e tërë për VLERAT, MEDIAT DHE VULLNETARIZMIN