(përkthim nga teksti origjinal i shkruar në anglisht)
Pjesa jonë e botës, ashtu si e kemi njohur që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe rënia e Murit të Berlinit, tani po kërcënohet rëndë nga agresioni rus ndaj Ukrainës. Dhuna e pastër e sulmit, tmerret që po ndodhin çdo ditë në tokën ukrainase dhe ligjërimi keqdashës i palës ruse që po e shoqëron këtë sulm po ndikojnë tek shoqëritë dhe hapësirat përtej Ukrainës.
Me të vërtetë, ky agresion i shekullit të 21-të e ka tronditur thellë rendin modern botëror, Sigurinë dhe stabilitetin e shoqërive evropiane në disa rajone që veçse kanë qenë të brishta, si për shembull në Ballkanin Perëndimor. Tmerre të njëjta kanë ndodhur në hapësirën tonë vetëm tri dekada më parë. Rajoni i Ballkanit Perëndimor, ku shoqëritë janë ende të ndara përgjatë linjave etnike, ende nuk është pajtuar dhe kërcënimet e sigurisë mund të nxiten shumë lehtë.
Ndikimi i luftës Rusi-Ukrainë dhe reagimi i botës ndaj saj, sidomos i Perëndimit, mund të
shikohen përmes tri këndvështrimeve.
1. Dallimet shtetërore sa i përket sistemit të tyre të vlerave kanë dalë në sipërfaqe nëpërmjet cilës anë kanë zgjedhur të mbështesin – haptazi apo në mënyrë të kamufluar – dhe preferencat e tyre si reagojnë për këtë kërcënim ndaj sigurisë dhe stabilitetit në prag të Evropës. Këto zgjedhje, a udhëhiqen vetëm nga sistemi i tyre i vlerave, apo do të shtyten edhe nga kërkesat që rrjedhin nga rrethanat? Mund të thuhet se kjo e dyta duket sikur peshon më shumë përballë kërcënimit të shtuar ndaj Sigurisë së tyre kombëtare dhe Sigurisë në pjesë të tjera të botës. Dallimi i mprehtë mes vlerave ekspozohet në këtë mënyrë duke përforcuar narrativat përçarëse, duke ushqyer mosbesimin ndërmjet palëve ndërluftuese sot dhe dikur dhe duke minuar përpjekjet ndërkombëtare dhe vendore për paqe dhe prosperitet.
2. Politikat e rreshtimit dhe neutralitetit të vendeve evropiane; në Ballkanin Perëndimor, Serbia është i vetmi vend që ende nuk ka vendosur ndonjë sanksion kundër Rusisë; një pjesë e madhe e publikut është tubuar në favor të Rusisë; dhe ligjërimi i saj shtetëror përçon të njëjtat ndjenja. Nga ana tjetër, vendeve si Finlanda, Suedia dhe Austria u është dashur të mbajnë qëndrim larg politikave të tyre të neutralitetit, gjë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në buxhetet e tyre për ushtri dhe mbrojtje.
3. Kështu, roli që luajnë organizatat ndërkombëtare në situata të krizave dhe kërcënimeve globale, merr më shumë rëndësi. Për Ballkanin Perëndimor, kjo ka rëndësi të posaçme në dritën e dialogut Kosovë – Serbi që ende vijon; procesi i integrimit dhe anëtarësimit evropian si aspiratë afatgjatë e vendeve të Ballkanit Perëndimor; aspiratat për anëtarësim në NATO që i kanë të gjithë përveç Serbisë; dhe gjendja e brishtë politike në Bosnje e Hercegovinë. Kështu, ky kontekst i ri gjeopolitik është ndoshta një çast vendimtar në historinë e organizatave (NATO dhe BE) dhe të njerëzimit sa i përket zgjedhjeve të tyre për të rikalibruar burimet dhe reagimet. Në çaste si ky, rëndësia e organizatave ndërkombëtare si NATO dhe BE del në rend të parë dhe, nëpërmjet reagimit të tyre të koordinuar, i kontribuojnë kohezionit, paqes dhe pajtimit në rajonet dhe shoqëritë e cënuara nga luftërat.
Këtij shtjellimi mund t’i shtojmë edhe aspiratën e vendeve si Ukraina, Gjeorgjia apo Moldavia që të bëhen pjesë e familjes më të zgjeruar të BE-së dhe aleancës së NATO-s. Zgjedhja e tyre flet shumë dhe përforcon boshtin e fuqisë që është pozicionuar në anën e duhur të historisë. Në të vërtetë, ajo çka secili vend përpiqet të arrijë në shekullin e 21-të mund të përmblidhet në këto tre aspirata kyçe: progres ekonomik, demokraci e shëndoshë dhe siguri.
Prandaj, zgjerimi i organizatave ndërkombëtare si NATO ose Bashkimi Evropian kryesisht shtytet nga zgjedhjet individuale që bëjnë vendet gjatë përpjekjeve të tyre për t’i përmbushur këto aspirata. Në kohërat e krizave të thella të sigurisë, si kjo me të cilën po përballet bota sot, si pasojë e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, edhe vende historikisht neutrale si Suedia apo Finlanda kuptojnë se anëtarësimi në organizata të tilla i kontribuon paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe në glob.
Sikurse ka deklaruar ish-Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, nëse Rusia do të
dalë me sukses në sulmin e saj ndaj Ukrainës, kjo do të ishte "përfundimisht katastrofale, jo
vetëm për demokracinë dhe për pavarësinë e vendeve, por edhe për stabilitetin ekonomik.
Kostoja e mbrojtjes së Ukrainës është një çmim që ia vlen të paguhet për demokracinë dhe
lirinë."
20 + years’ experience in civil society sector focusing on conflict prevention, peacebuilding and development related issues in fragile and conflict-affected contexts, leading strategic development and management/oversight of complex programs, budgets, and teams in the Western Balkans, Central Asia, Caucasus, Afghanistan, UK and USA. This includes working with Care International, Organisation for Security and Cooperation in Europe (OSCE) and Forum for Civic Initiatives (FIQ) in Pristina; International Organisation for Migration (IOM) in Kabul and Washington DC; and Saferworld in London.
His senior management experience in local and international organisations involves strategic and operations management (and leading strategic planning and review processes); developing and strengthening human resource, finance, fundraising and governance policies and systems; leading and coordinating research and advocacy; and partnerships, networking and coalition building.
Issue areas include democratization, civil society development, elections, conflict resolution, community security, inclusive political processes, security and small arms, linking community-level peace and security with national and international policies and frameworks.
As a Board member to several NGOs since 2000, he has contributed to their organisational development and to enhancing their governance and accountability.